Presidenti Topi nderoi sot me Urdhrin “Mjeshtėr i Madh”, artistin e shquar, regjisorin dhe drejtorin e fotografisė, aktualisht drejtor artistik i Televizionit kombėtar “Top Channel”, Bujar Kokonozi, me motivacionin: “Pėr kontribut tė rėndėsishėm nė krijimin dhe zhvillimin e medias elektronike shqiptare, pėr tė komunikuar tek publiku emisione me vlera tė mėdha artistike, me pėrmbajtje kombėtare dhe progresive.”
Nė njė ceremoni zyrtare tė organizuar nė mjediset e Institucionit tė Presidencės ku merrnin pjesė artistė, aktorė, figura dhe personalitete tė shquara tė skenės, kinematografisė dhe medias shqiptare. pas ekzekutimit tė himnit kombėtar dhe leximit tė dekretit tė dekorimit nga Sekretari i Pėrgjithshėm, zoti Aleksandėr Flloko, Kryetari i Shtetit i dorėzoi zotit Bujar Kokonozi, Urdhrin e lartė dhe dekretin pėrkatės nė shenjė vlerėsimi. Presidenti Topi theksoi: “Zakonisht nuk ėshtė nė ritualin e ceremonive tė dekorimit pėr tė marrė fjalėn, por kam njė lloj detyrimi moral, duke e njohur Bujarin prej shumė kohėsh, por ky mikrofon nuk ėshtė pėr ta shfrytėzuar pėr qėllime personale, sepse sot jemi kėtu pėr tė nderuar njė artist, njė mjeshtėr tė vėrtetė.
Jo pa qėllim ju e merrni sot titullin “Mjeshtėr i Madh”. Ju jeni mjeshtėr qė e keni demonstruar me punė e vepra nė vite. Zhvillimi juaj nuk ka qenė revolucionar, por ka ardhur nėpėrmjet evolucionit. Fakti qė ju shoqėroheni sot me kaq zonja e zotėrinj, tė janė njerėz tė shquar tė botės sė medias, tregon qė gjėrat nuk vijnė vetėm, por vijnė sė bashku me mjeshtra tė tjerė, me kolegė Ju e thatė se keni punuar nė shumė vende dhe sot jeni pjesė e njė medie, qė padyshim ėshtė njė nga mė tė kualifikuarat.
Mė vjen mirė qė ju sot merrni kėtė titull. Pėrtej kėtij titulli ka edhe tituj tė tjerė, por titujt nuk e bėjnė njeriun tė ngrihet nė piedestal; juve ju ka bėrė vepra juaj.
Kėto dy-tri ditė unė kam bėrė disa dekorime. Duket sikur Institucioni i Presidentit tė Republikės ėshtė fokusuar te dekorimet. Natyrisht, pėr njė kohė tė gjatė nuk janė bėrė dekorimet sepse vetė atmosfera politike, ēėshtje tė tjera qė kanė qenė, kanė pėrbėrė sunduesin tė jetės sė kėtij Institucioni, ndaj qė detyrim kushtetues. Ne duhet tė kuptojmė qė, pėrtej politikės, jeta vazhdon; jeta ėshtė shumė komplekse; njerėzit punojnė dhe ata duhet tė vlerėsohen. Ju vlerėsoheni me tė drejtė dhe demonstrohet nga njė pėrkrahje e konsensusi tė gjerė pėr titullin qė meritoni. Edhe njė herė urime!
Nė fjalėn e tij me kėtė rast, zoti Kokonozi u shpreh: “Zoti President i Republikės!
Ju falemnderit pėr vlerėsimin qė mė bėni me titullin “Mjeshtėr i Madh”!
Zoti Drejtor i Pėrgjithshėm i “Top Channel”-it,
Kolegė tė Top Medias,
Zonja dhe zotėrinj,
Ju falėnderoj qė po mė nderoni nė kėtė ēast shumė tė rėndėsishėm pėr mua!
Kėtė titull e ndaj me ju dhe me gjithė tė tjerėt qė nuk janė nė kėtė moment, por qė kemi punuar bashkė.
Dėshiroj tė kujtoj nė kėtė ēast zotin Dritan Gode, krijuesin e kompanisė mė tė fuqishme nė Shqipėri. Nderim pėr veprėn e tij!
Ajo qė desha tė thosha se ėshtė akoma shumė pėr tė dhėnė. Besoj se koha do tė mė ndihmojė.


Burimi / 'shtypidites.com'' / Autori i lajmit : Presidenca