Receta Gatimi

Liberalizimi i vizave, zbulohet draft-raporti pėr trafiqet


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Liberalizimi i vizave, zbulohet draft-raporti pėr trafiqet



    Shqipėria vazhdon tė pėrfaqėsojė njė vend origjine dhe njė pikė tranziti pėr produktet e kanabisit, emigracionin ilegal, trafikimin e heroinės, kokainės dhe armėve drejt Bashkimit Europian.

    Ky ėshtė vlerėsimi i bėrė nga ekspertėt e Komisionit Europian nė draft-raportin mbi liberalizimin e regjimit tė vizave mes Shqipėrisė dhe vendeve tė Shengenit.

    Gazeta “Shqip” ka arritur tė sigurojė njė kopje tė draftit, i cili ėshtė hartuar nga ekspertėt qė vizituan Shqipėrinė nė datat 8-12 shkurt tė kėtij viti.

    Konkretisht, dokumenti konfidencial flet pėr njė pjesė tė bllokut tė tretė tė udhėrrėfyesit: lufta ndaj trafikimit tė qenieve njerėzore dhe drogave.

    Ky ėshtė dokumenti bazė i cili i ėshtė dorėzuar nga ekspertėt nė Komisionin Europian. Pala shqiptare ėshtė njohur me draftin nė tėrėsi, pasi njė kopje ka mbėrritur nė Ministrinė e Jashtme, Ministrinė e Integrimit dhe nė Kryeministri. Tirana zyrtare ka nisur drejt Brukselit vėrejtjet dhe plotėsimet pėrkatėse.

    Zyrtarėt e Komisionit Europian, pasi tė analizojnė draft-raportet mbi tė katėr blloqet e udhėrrėfyesit me kategoritė e tyre dhe pasi tė shohin vėrejtjet e palės shqiptare, do tė hartojnė raportin final mbi tė cilin do gjykohet nėse Shqipėria do tė propozohet nė lėvizje pa viza apo jo.

    Burimet nga Komisioni Europian thonė se nė tėrėsi blloku i tretė ėshtė mė problematiku nė vlerėsimin e ekspertėve dhe ai ka tė bėjė me rendin dhe sigurinė publike (korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet). Nė bllokun e parė, sipas burimeve, vihet theksi te problemi me menaxhimin e kufijve dhe konkretisht ēalon situata nė portet e Durrėsit dhe Vlorės.

    Sa u takon dokumenteve tė identitetit qė pėrbėjnė bllokun e parė, situata paraqitet pėrgjithėsisht pozitive, ashtu sikurse edhe nė bllokun e katėrt ku flitet pėr tė drejtat e njeriut dhe marrėdhėniet me jashtė.

    “Lufta ndaj krimit tė organizuar nė Shqipėri vazhdon tė jetė njė ēėshtje shqetėsuese, pavarėsisht rezultateve pozitive tė arritura nė kėtė sektor. Shumė sugjerime tė bėra nė raportin qė nxori misioni nė muajin mars 2009 (qė mbulonte tė njėjtat fusha) janė pėrmbushur. Megjithatė, duke marrė parasysh se ligje tė rėndėsishme dhe urdhra administrativė janė miratuar nė muajt e fundit dhe kanė mbetur nė letėr: duhet mė shumė kohė pėr tė parė ecurinė nė zbatimin e tyre”, thuhet nė draft-raportin e ekspertėve.

    Nė konkluzione vlerėsohet se oficerėt e policisė janė shumė tė motivuar, por se njėsitė hetuese mbeten me staf tė pamjaftueshėm dhe me kapacitete tė ulėta investiguese: strukturave tė policisė ju mungon njė metodė moderne investiguese kundėr krimit tė organizuar dhe trajnimit nė kėtė fushė.

    “Identifikimi i viktimave mbetet shumė i rėndėsishėm, nė mėnyrė qė tė fillohet njė ēėshtje kundėr trafikantėve tė organizuar dhe mė shumė pėrpjekje duhen bėrė nė praktikat e kėtij drejtimi. Draft-raporti thotė se rėnia nė kultivimin e kanabisit ėshtė njė element pozitiv, por kėrkohen pėrmirėsime tė mėtejshme.

    Sakaq, i mėshohet idesė se koordinimi i punės midis policisė nė sektorėt e trafikimit tė drogės dhe qenieve njerėzore duhet tė pėrmirėsohet.

    “Sistemi Memex ėshtė instaluar nė tė gjitha drejtoritė rajonale tė policisė dhe drejtoritė e policisė kufitare, ēka pėrbėn njė hap tė rėndėsishėm. Megjithatė, mė shumė mund tė bėhet qė tė garantohet funksionimi i plotė i kėtij sistemi”, thuhet nė dokumentin konfidencial.

    Aty vlerėsohet se kėto faktorė kontribuojnė nė njė nivel tė ulėt tė vendimeve gjyqėsore dhe dėnimeve, ndėrsa qarku hetim-prokurori-dėnim kėrkon tė jetė mė efektiv.

    Ekspertėt thonė se disa pėrpjekje pėr pėrmirėsime nė aspektin social tė mbrojtjes sė viktimave tė trafikimit dhe parandalimin e fenomenit u vunė re. Sa i takon trafikimit tė qenieve njerėzore, draft-raporti thotė se rezultatet e luftės ndaj kėtij fenomeni vazhdojnė tė jenė pjesėrisht tė kėnaqshme.

    “Nė vitin 2009, statistikat tregonin njė rėnie tė pėrgjithshme, vetėm pak ēėshtje u dėrguan nė gjykatė, asnjė nuk fliste pėr trafikim nga grupe tė krimit tė organizuar, asnjė pėr trafikim tė minorenėve, asnjė pėr trafikimin e personave, pesė pėr trafikimin e femrave. Kėto shifra lėnė tė kuptohet se fenomeni i trafikimit nuk ka pėrmasa serioze, ndryshe nga sa raportohet nė shumė raporte ndėrkombėtare, tė cilat thonė se grupet e krimit tė organizuar shqiptar luajnė njė rol tė madh nė kėtė fushė”, vijon raporti.

    Ekspertėt thonė se krahasimi me shifrat e larta mbi ēėshtjen e “ndihmės pėr kalimin ilegal tė kufirit” mund tė tregojė se ēėshtjet e trafikimit kalojnė pa u zbuluar ose janė klasifikuar gabimisht.

    “Pėrpjekjet janė bėrė nė trajnimin, veēanėrisht pėr identifikimin e viktimave, por ēėshtjet e trafikut ku pėrfshihet krimi i organizuar duhet tė hetohen me forma mė moderne. Metodat hetuese duhen bėrė mė aktive nė kėtė fushė”, thotė raporti.

    Sa i takon parandalimit, ekspertėt vėnė re disa pėrmirėsime nė raport me situatėn e mėparshme, ndėrsa kur flitet pėr koordinimin thuhet se njė urdhėr i ministrit tė Brendshėm, mė 5 shkurt 2010, ka shėrbyer pėr pėrmirėsimin e situatės nė kėtė drejtim, por mbetet pėr t’u parė zbatimi i tij.

    Ekspertėt flasin pėr njė urdhėr tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit mė 25 janar 2010, ku flitet pėr ndarjen e kompetencave mes njėsive tė policisė nė nivel qendror, rajonal dhe lokal nė lidhje me fenomenin e trafikimit.

    Gjithsesi, nėnvizohet se dy oficerė policie nė departamentin qendror qė shėrbejnė pėr koordinimin e hetimeve ndaj krimit tė organizuar, nuk mjaftojnė pėr tė realizuar njė rol tė rėndėsishėm.

    “Lufta ndaj strukturave tė krimit dhe atyre tė grupeve tė krimit tė organizuar nė pėrfshirjen e tyre nė trafikimin e qenieve njerėzore mbeten njė problem qė kėrkon pėrmirėsim”, thuhet nė draft-raport.

    Kur flitet pėr implementimin e konventės sė Kėshillit tė Europės pėr trafikimin e qenieve njerėzore dhe veēanėrisht viktimave tė trafikut, pėrmenden disa nisja ligjore.

    Konkretisht ligji i qeverisė pėr 27 janarin 2010, qė amendoi ligjin mbi shėrbimin dhe asistencėn sociale. Ekspertėt shprehin dyshime vetėm sa i takon alokimit tė buxhetit pėr zbatimin e kėtyre ndryshimeve.

    Dokumenti thotė se nė vitin 2010 ėshtė programuar financimi pjesėrisht nga shteti pėr katėr strehime tė viktimave tė trafikimit, por se buxheti ende nuk ėshtė caktuar. Draft-raporti vėren pėrmirėsime edhe sa u takon masave pėr mbrojtjen e dėshmitarėve tė drejtėsisė.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Nuk rrin urte keta sa te lirojne vizat :S

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Raporti dashuri-urrjetje mes nuses e vjehrrės
    Nga vaaldr1n nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2012, 12:02 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2010, 12:47 PM
  3. Raporti i KE udhėrrėfyes pėr Parlamentin
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-11-2009, 08:31 PM
  4. Liberalizimi i vizave, Basha pret reporterėt e KE-sė
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2009, 03:57 PM
  5. Liberalizimi i vizave pas pėrmbushjes sė kushteve
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2009, 11:47 AM