Pronari i njė diskoje nė plazhin e Durrėsit u ekzekutua nė sy tė bashkėshortes se tij. Ngjarja e rėndė ndodhi nė unazėn qė lidh zonėn e plazhit me Shkozetin.
Viktima po udhėtonte me makinen e tij pėr nė shtėpi, i shoqėruar nga gruaja e tij. Ai u ndalua nga dy persona dhe menjėherė njėri prej tyre e qelloi drejt e nė gjoks duke i marrė jeten.
Policia deklaroi se viktima ėshtė Shyqyri Deliallisi, 35 vjec nga lagjia 13 e Plazhit. Vrasja ndodhi nė njė rrugė tė errėt dhe menjėherė postoblloqe tė policisė u ngriten duke ushtruar kontrolle pėr identifikimin e dy autoreve, tė cilėt u larguan me shpejtėsi duke lėnė pas viktimėn dhe tė shoqen e shokuar.
Burime nga grupi hetimor thanė se po punohet pėr tė zbardhur motivet e kėtij ekzekutimi duke u ndalur nė konfliktet qė viktima ka pasur.
Ndėrkaq u mor edhe dėshmia paraprake e bashkėshortes se 35 vjeēarit, e cila nuk ka mundur tė tregojė shumė mbi ate qė ndodhi nė vetėm pak ēaste.