Facebook ka paraqitur qendrėn e ashtuquajtur “Safety Center” ku tė gjithė pėrdoruesit mund tė gjejnė informata se si tė paraqesin keqtrajtimet, porositė e pėrmbajtjeve tė pahijshme, tė bllokojnė dikė, por edhe tė marrin kėshilla pėr pyetje tjera tė shumta.

Kohė mė parė Facebook ėshtė gjetur nė shėnjestėr tė publikut dhe i ėshtė kėrkuar tė instalojė “butonin pėr panik” pėr shkak tė rasteve ēdo ditė e mė tė shpeshta tė keqtrajtimit tė miturve tė cilėt kriminelėt “i sulmojnė” me anė tė kėsaj faqe pėr rrjetėzimin shoqėror.

Gjendja ėshtė pėrkeqėsuar pasi qė nė Britani tė Madhe njė mashkull e ka vrarė njė tinejxhere tė cilėn e ka njohur nėpėrmes Facebookut. Pas presionit tė madh tė publikut, rrjeti mė i popullarizuar nė botė ka themeluar qendrėn “Safety Center”, e cila pėrdoruesve tė Facebookut, prindėrve, nxėnėsve dhe avokatėve u ofron kėshilla.

"Nuk ekziston asnjė gjė me tė cilėn do ta bėnim internetin apo Facebookun tė sigurt. Mirėpo, tani kemi hapur Qendrėn pėr ndihmė ku kėshilla mund tė kėrkojnė prindėrit e profesorėt, por edhe tė rinjtė. Jemi tė sigurt se kjo do tė jetė me dobi tė madhe", ka thėnė Elliot Schrage, zėvendėskryetar i njėsisė sė Facebook pėr komunikim global dhe politikė publike. /Telegrafi/