Receta Gatimi

Meshkujt e zemrave “seksi”


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Meshkujt e zemrave “seksi”

    Ēiljeta Xhilaga dhe Romeo

    Nese behet fjale per Ēiljeta Xhilagen, per te ka gjithmone vend ne fokusin e paparaceve apo ne faqet e para te gazetave e revistave shqiptare. Edhe me teper ka nisur te shfaqet kengetarja seksi keto kohet e fundit, pas lidhjes me Romeon, djalin qe i ka rrembyer zemren qe prej muajit gusht te vitit te kaluar. Njohja e tyre do te ndodhte ne nje nga plazhet e Sarandes dhe sot, pas pervjetorit te dyte, mund te thuhet pa frike qe ata jane nder ēiftet me te konsoliduara qe kane gjetur gjuhen e perbashket per ēdo aspekt te jetes dhe te ngjarjeve qe i rrethojne. “Romeo nuk eshte natyre xheloze, sepse ne arrijme te merremi vesh shume mire me njeri-tjetrin”, shpjegon Ēili, “por ne rast se ndonje mashkull do e ngacmonte apo do i hidhte ndonje romuz, sigurisht qe nuk do rrija duarkryq”, shton i dashuri i saj. Ajo ēka e ka terhequr me shume Ēiljeten tek Romeo, eshte natyra e tij tolerante dhe aspak xheloze qe e ka terhequr shume dhe per te jane dy aspektet qe medoemos duhet te kete nje mashkull i kuptueshem. “Perderisa une shkoj neper koncerte, ai nuk me ndalon, as per veshjen nuk me thote gje, nuk kam arsye qe te them se ai eshte xheloz”, shton kengetarja. Ne fotot e paparaceve kohet e fundit nisen te qarkullonin shume foto ku ēifti shoqerohej shpesh edhe me Ingrid Gjonin dhe ish-te fejuarin e saj. Por edhe tani pas ndarjes, Ēili dhe Romeo vazhdojne miqesine me te njejtin intensitet. Por ka raste qe ata te dy nuk jane te pandashem, sepse dalin edhe te ndare. “Ka raste qe nuk dalim gjithmone bashke. E njoftojme njeri-tjetrin qe po dalim me miqte tane respektive dhe kaq”, thote serish ai. Tani, pas dy vitesh, ata jane me shume se kurre te sigurt ne ndjenjat e tyre dhe ne ate se ēka perjetojne, ndaj pohojne te sigurt se e shohin njeri-tjetrin gjithmone bashke.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Meshkujt e zemrave “seksi”

    Sonila Meēo dhe Drini

    Pasi u njohen ne ambientet e punes ne televizionin “Klan”, prej shtate vitesh ata po perjetojne nje marredhenie shume te bukur, qe i ka kthyer ne nje nder ēiftet me te njohura ne vend. Nje lidhje kaq te konsoliduar dhe te bukur ēdokush do e kishte zili, per me teper nese i referohesh bumit te ndarjeve e divorceve qe po shkaterrojne sot qelizen familjare. Per kete, Sonila Meēo dhe i dashuri i saj Drini e kane nje sekret. “Ndjehemi gjithmone te rinj ne lidhjen tone, aq sa na duket sikur jemi lidhur pardje. Nje marredhenie ka gjithmone nevoje qe te jete e fresket dhe e bukur, sepse keshtu ke siguruar dhe jetegjatesine”, shton Drini. Jane njohur ne ambientet e punes ne televizionin “Klan” dhe ky ishte nje motiv me teper per te njohur personalitetet e njeri-tjetrit. “Tek ne te dy nuk ka vend per xhelozi, sepse frekuentimi i te njejtit ambient pune eshte nje atmosfere e mire, qe te ndihmon te studiosh gjerat, perpos faktit qe ne jemi ndodhur bashke ne situata nga me te ndryshmet, kemi kaluar te mira e te keqija, keshtu qe nuk behemi xheloze”, shton serish ai. Eshte koshient per faktin qe Sonila eshte gjithmone prezente neper media, per shkak te emrit dhe karrieres qe ka krijuar ne tere keto vite dhe kjo nuk perben aspak problem per Drinin, edhe pse u duhet qe shpeshhere te jene ne fokusin e kamerave e ne faqet e gazetave. “Ai e njeh mire sektorin e media, pasi ne kemi punuar per disa kohe ne televizionin “Klan”. Ndonese vazhdoj te jem prezente ne media, ne nuk kemi probleme, sepse njohim karakteret e njeri-tjetrit”, shpjegon Sonila Meēo, ndersa shprehet e sigurt se e sheh Drinin si babane e femijeve te saj dhe si njeriun me te cilin do ndaje vitet e jetes ne vazhdim.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Meshkujt e zemrave “seksi”

    Ervin Bejleri dhe Gladiola Harizaj

    Te dy jane etiketuar si nga ēiftet me te bukura qe ka pasur ndonjehere spektakli i humorit “Portokalli”. Dhe jo sa i takon anes profesionale te dy aktoreve, por te ndjenjes qe lindi mes tyre pikerisht ne ambientet e punes. Ajo eshte stjuardesa apo parukierja shume simpatike dhe ai naivi i ēiftit te famshem Nini e Vini. Me nje pamje te kuruar me kujdes dhe me nje karakter qe te ben per vete qe ne kontaktin e pare, Ola mund te jete pa frike femra e deshiruar nga shume meshkuj. Por per kete ane eshte i dashuri i saj prej tre vjetesh, Vini, qe nuk shqetesohet, sepse te dy kane gjetur njeri-tjetrin dhe nje perputhje te jashtezakonshme ne tipa. “E di qe Ola eshte shume e mire, prandaj dhe jam lidhur me te (qesh), por kjo nuk perben problem per mua. Nuk kam pasur asnjehere friken se mos ndodh ndonje krisje ne marredhenien tone apo ndonje ndarje ca me keq. Sepse kete te fundit nuk e mendojme fare, jemi te lumtur keshtu si jemi dhe per ne kjo eshte kryesore”, thote Ervini. Ata nuk jane zyrtarisht te fejuar, por bashkejetojne prej disa vitesh. Shumekujt do i tingellonte e ēuditshme qe ajo, vajza bukuroshe me nje pamje qe nuk njeh minuse, me thonjte e gjate, me tualetin qe kurre nuk i mungon dhe me nje delikatese per t’u admiruar te beje pune, madje bashke me Vinin te dy se bashku ndajne gjerat respektive qe jane per t’u realizuar brenda mureve te shtepise ku ata jetojne. “Ne shtepi gjithmone ndihmojme njeri-tjetrin. Ndonese jam mashkull, nuk kam egon e burrit te patundshem, sepse punet ne nje hapesire qe e jetojme te dy jane te barabarta”, shton Vini, qe duket se renditet ne ata meshkujt paksa xheloze, gje qe nuk e mohon as vete. “Xhelozia eshte pjese e jetes dhe nuk mund ta mohoj qe jam xheloz per Olen. Nese nuk ka xhelozi, nuk ka as dashuri mendoj une”, vijon te thote ai. Ata jane te pandashem nga njeri-tjetrin, pasi asnjehere nuk ndodh qe te jene larg qe prej kohes kur jane lidhur. Tashme, prej disa kohesh kane edhe nje lokal te tyrin ne rrugen “Myslym Shyri”, gje qe i ben me plot gojen te jene te pandashem. Sigurisht edhe pas deklarates se aktorit Ervin Bejleri, se nuk e shoh dot kurre veten pa Olen, vajzen bukuroshe qe prej tre vjetesh eshte dashuria e madhe e jetes se tij.

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Meshkujt e zemrave “seksi”

    Gloria Gjura dhe Enveri

    Kur ajo vuri kemben brenda shtepise se “Kafazit te arte 4”, te gjithe meshkujt e pranishem u stepen per nje moment perballe modeles 19-vjeēares nga Tirana, Gloria Gjura. Pakkush do ta besonte qe ajo nuk e ndante jeten me ndonje mashkull jashte atyre mureve te “Kafazit”, por ishte krejtesisht e lire. Shume shpejt mes saj dhe konkurrentit nga Maqedonia do te lindte nje ndjenje e bukur dhe shume e paster, aq sa te gjithe u shastisen nga lotet e djalit simpatik qe u transmetuan drejtperdrejt ne valet e nje prej televizioneve private ne vend. “Per Glorian do te beja ēdo gje”, thote ai nese e pyet tani, pasi jeta ka rinisur jashte “Kafazit”. Me nje lidhje ende jo shume publike e te zyrtarizuar, ēifti qe u be i njohur permes nje “reality show” perbejne motiv per te qene ēdo jave ne faqet e gazetave. “Mes rrugetimeve te mia nga Maqedonia ne Tirane e anasjelltas, ka gjithmone vend per xhelozi, sepse nuk e shoh, vetem komunikojme ne telefon. Xhelozi, por jo e semure”, shton ai. Ndersa po perjetojne nje marredhenie te qendrueshme, por qe nuk le vend per shume siguri, pasi nuk kane kaluar ende kohen e mjaftueshme per te njohur karakteret e njerit-tjetrit. Por jo sa i takon ndjenjes qe ndajne, edhe pse “tironsja” bukuroshe do mund te ishte shenjestra e shume meshkujve shqiptare.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Meshkujt lol
    Nga Alb-Angel nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-03-2012, 11:14 AM
  2. Seksi anal! ( +18 )
    Nga daku323 nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-06-2010, 10:10 AM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2009, 02:55 PM
  4. Seksi
    Nga mengjesor nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 08:58 AM
  5. JETA DHE SEKSI
    Nga PoLiGrAfIkSi nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-05-2007, 09:48 PM