Reēipetat, arma e fuqishme e joshjes


Per te krijuar nje dekolte sa me te bukur te gruas jane shpikur gjithfaresoj reēipetash, qe nga ato me fortesa prej hekuri, ato qe mbushen me silikon, madje dhe me ajer.
Reēipetat kane bere goxha rruge dhe vetem para pak kohesh mbushen 100 vjeē qe nga krijimi i tyre. Jane konsideruar nje mjet i fuqishem joshjeje, nje aksesor qe ka ndezur fantazite erotike te brezave me radhe dhe tani pritet te arrije ne destinacionin me ambicioz; perfeksionin.

Nga Kina vijne reēipetat qe ofrojne perfeksioni. Nje grup shkencetaresh kane nxjerre nje formule matematike per te realizuar kupat sipas mases se ēdo gjoksi.
Ne nje larmi te pafund modelesh dhe numrash te reēipetave ne treg, te zgjedhesh masen perfekte te gjoksin eshte bere nje pune goxha e veshtire. Madje sipas nje sondazhi, 70 per qind e femrave ne Britanine e Madhe zgjedhin gjithmone reēipetat e gabuara.

Ndersa femrat jane mjeshtre per ta veshur, meshkujt e kane pasur shume te veshtire ta heqin, madje kane arritur deri aty, sa te ndjekin kurse speciale per kete pune. Por shkencetaret nga Hong Kongu i konsiderojne arkaike metodat e perdorura deri me sot per te percaktuar masat e reēipetave.
Deri me sot reēipetat jane fabrikuar ne baze te dy masave (volumit dhe formes se gjoksit). Ndersa formula per krijimin e “kupave ideale”, sipas studiuesve nga Hong Kongu, qe studimin e tyre e kane nxjerre ne “International Journal of Industrial Ergonomics”, eshte realizuar duke perdorur 100 parametra te ndryshem, te cilet bazohen ne nje raport te sofistikuar mes thellesise dhe gjeresise se gjoksit.

Kjo, sepse vete gjoksi femeror konsiderohet si nje shembull shume kompleks i nje gjeometrie me tre dimensione dhe pikerisht ky sistem modern i masave konsiderohet i papershtatshem per nje kategorizim te busteve per reēipetat.
Projekti qe tani po eksperimentohet tek disa kineze, mund te hedhe poshte sistemin e masave qe ka filluar te perdoret qe ne vitin 1935 ne Shtetet e Bashkuara dhe vazhdon te perdoret akoma ne te gjithe boten.

Ne fakt, klasifikimi i kupave vetem ne kater madhesi, duke filluar nga A, qe eshte masa me e vogel deri tek D-ja, qe konsiderohet gjoksi me i madh nuk arrin te plotesoje deshirat e te gjitha grave. Sipas eksperteve, ekzistojne te pakten 100 masa te nevojshme per secilin lloj gjoksi.

Ne saje te ketyre studimeve dhe zbulimeve te reja, se shpejti pritet te hidhet ne treg nje koleksion reēipetash qe synon te sjelle per ēdo mase te pakten 16 kombinime llojesh te ndryshme reēipetash.
Pra, femrave u mbetet vetem te zgjedhin llojin qe u pershtatet me shume, sigurisht duke mbetur brenda mases se tyre dhe duke mos hequr dore nga pamja seksi qe u dhurojne reēipetat e tyre.

Mesa duket, reēipetat e reja do te identifikojne me mire formen e gjoksit e femrave, duke lehtesuar ndjeshem punen e mjekeve ne rastin e nje operacioni plastik. Jane alarmuese te dhenat qe nje studim amerikan ka publikuar ne lidhje me ato femra qe, per t’u dukur me te bukura, u jane drejtuar bisturive.

Sipas ketyre studimeve, eshte i madh numri i rasteve te vetevrasjeve te femrave qe e kane operuar gjoksin. Nje alarm te tille vjen nga nje zbulim i drejtuar nga Loren Lipworth ne Universitetin e Mjekesise te Vanderbilt, ne Tenesi. Studimi eshte i publikuar ne “Annals of Plastic Surgery” dhe sipas ketij tij, jane analizuar certifikatat e vdekjes se 3.527 grave suedeze nga vitit 1965 deri ne 1993, te cilat i jane nenshtruar nje operacioni plastik. Shkaqet me te shpeshta te vdekjeve ishin vetevrasjet.

Lipworth kembengul qe kirurget plastike duhet te monitorojne kushtet psikofizike te femrave qe kryejne nje operacion te tille. “Disa prej femrave te operuara mund te kene shqetesime psikiatrike, qe fillimisht shkaktohen nga pamja fizike dhe me tej mund te perkeqesohen”.

Nga rezultatet e kerkimeve, nje e dhene tjeter interesante eshte qe te grate qe mbajne nje proteze silikoni trefishohet rreziku i vdekjes shkaktuar nga droga dhe alkooli.

Si perfundim, mes silikonit dhe “ndihmave” te tjera qe vijne nga teknologjia, eshte me mire t’u besohet reēipetave qe mbeten nje objekt i deshiruar dhe arme e fuqishme joshjeje per grate qe duan t’i veshin dhe meshkujt qe nuk deshirojne me shume sesa t’i ‘”zhveshin”.