Pėrditėsimi mė i ri i softuerit kundėr viruseve tė kompanisė McAfee shkakton rrėzimin e kompjuterėve tė bazuar nė sistemin operativ Windows XP.

Pėrditėsimi ka qenė nė dispozicion tė pėrdoruesve pėr shkarkim katėr orė para se ėshtė tėrhequr, e ai ka shkaktuar dėm tė madh pėrdoruesve kompjuterėt e tė cilėve kanė filluar papritmas tė rrėzohen. Problemi lidhet me emėrimin e gabueshėm tė dosjes legjitime tė sistemit operativ svchost.exe si virus W32/Wecorl.a.
Pėrditėsimi ka shkaktuar mė sė shumti probleme nė kompanitė e mėdha ku administratorėt e sistemeve duhet tė zbatojnė njė nga njė procedurėn tė cilėn McAfee e ka lėshuar pėr tė aftėsuar kompjuterėt e tyre sėrish pėr punė normale.





McAfee ka publikuar nė faqet e veta zyrtare tė internetit tė gjitha udhėzimet se si tė zgjidhet ky problem, ani pse pėr tė bėrė kėtė nevojitet njohuri e caktuar teknike, prandaj pėr disa pėrdorues papėrvojė kjo do tė jetė bukur e komplikuar. Tani pėr tani nė McAfee vetėm kanė pohuar se ende janė duke punuar nė gjetjen e njė zgjidhjeje automatike pėr kėtė problem.