Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka nisur zyrtarisht kėtė javė procesin e dhėnies sė autorizimeve pėr shfrytėzimin e brezit tė frekuencave UMTS, ose siē njihen ndryshe licencat pėr shėrbimet e gjeneratės sė tretė.
Gazmir Isakaj, shef i kabinetit tė kryetarit tė AKEP, thotė se shėrbimet 3G do tė jenė njė hap i rėndėsishėm, jo vetėm pėr zhvillimin e tregut tė telekomunikacioneve, por edhe tė zhvillimit ekonomik. AKEP ka nisur dje konsultimin publik, faza qė sipas ligjit pėr Komunikimet Elektronike i paraprin marrjes sė vendimeve tė rėndėsishme pėr tregjet e telekomunikacioneve.

Nga konsultimi publik do tė pėrcaktohet nėse do tė zhvillohet njė tender, apo nėse autorizimet 3G do t’u jepen drejtpėrsėdrejti operatorėve ekzistues GSM. Isakaj parashikon qė, edhe nė rast se autorizimet do tė jepen nėpėrmjet tenderit, procesi pritet tė mbyllet deri nė fund tė muajit tetor.

Drejtuesit e Autoritetit tė Komunikimeve Elektronike deklarojnė se teknologjia 3G do tė bėjė njė transformim shumė tė madh tė mėnyrės sė pėrdorimit tė telefonisė, pasi kjo lloj teknologjie aplikohet nė shumė vende tė botės.

Aktualisht mėsohet se ėshtė mbaruar studimi pėr brezin. “Kemi marrė vendimet pėrkatėse pėr mėnyrėn se si do tė procedojmė dhe jemi nė momentin e vendimmarrjes qė lidhet me dokumentin e politikave qė ėshtė nė proces miratimi nė Kėshillin e Ministrave. Mendojmė qė brenda kėtij viti tė shfaqim edhe operatorė qė shfrytėzojnė brezin e UMTS”, deklaroi kreu i AKEP, Pirro Xhixho.