Kindle ėshtė udhėheqės i paepur nė tregun e pajisjeve pėr lexim tė librave elektronike, mirėpo disa konkurrentė, si ai iPad i paraqitur kohė mė parė, i paraqesin rrezik pėr ta humbur fronin. Mu pėr kėtė arsye Amazon ka vendosur qė nė pajisjen e vet tė shtojė disa mundėsi tė reja.



Amazon ka njoftuar pėr pėrditėsimin mė tė ri tė lexuesit tė librave elektronike Kindle, i cili pronarėve tė pajisjeve u sjellė mundėsinė e integrimit tė llogarive nga shėrbimet Twitter e Facebook.

Pėrdoruesit tė cilėt shkarkojnė pėrditėsimin do tė mund tė zgjedhin pjesė tė caktuara tė librit qė lexojnė dhe ato t’i dėrgojnė drejtpėrdrejt nė dy rrjetet e sipėrpėrmendura pėr shoqėrim online.

Nga pjesa tjetėr e softuerit 2.5 Kindle sjell risi si paraqitja mė e qartė e tekstit, opsionin e llojit mė tė madh tė shkronjave, mundėsinė e organizimit tė librave tė shkarkuara nė koleksione personale, zmadhim brenda dokumenteve .pdf si dhe mundėsinė e mbrojtjes sė materialeve tė shkarkuara.