Grindja pėr dy rrėnjė domate ka qenė shkaku i vrasjes sė 54- vjeēarit Ilmi Buci, nga dora e tė vėllait.

Viktima, ish-inspektor policie i fshatit Fushė-Ēidhnė, nė Dibėr, i dalė nė reformė para tre vitesh, u ther me thikė nga vėllai i tij mbrėmjen vonė tė sė premtes. Konfirmohet se konfliktet e pronėsisė kanė qenė tė hershme mes dy vėllezėrve Buci, ndėrkohė qė vėllavrasėsi ėshtė kapur mesnatėn sė premtes, jo shumė larg vendit tė ngjarjes.

“Ilmiu, sė bashku me bashkėshorten, kanė qenė duke punuar nė njė kopsht tė sapohapur prej tyre”, tregon Xh.Buci, njė i afėrt i vėllezėrve Buci. Mė tej ai rrėfen se nė mbrėmje, bashkėshortja e Ilmiut ka marrė lopėn dhe ėshtė nisur drejt shtėpisė, kurse Ilmiu ka vazhduar tė qėndrojė dhe pėr pak kohė. Ai i ka thėnė bashkėshortes tė shkonte, sepse ai do tė kthehej nė shtėpi pak mė vonė.

Nė kėtė moment, krejt papritur ėshtė shfaqur Fiqiriu, i cili ka nisur sherrin me tė vėllanė, Ilmiun, pėr domatet qė kishte mbjellė nė kopshtin e sapohapur. Duke e njohur mirė temperamentin e vėllait, ai e ka ndjerė rrezikun dhe ka tentuar tė largohet, por ėshtė goditur me njė copė dru. Pasi i ka prerė rrugėn, Fiqiriu 64-vjeēar ka nxjerrė thikėn, duke i shkaktuar vėllait njė plagė qė i solli vdekjen. Ndonėse viktima ėshtė dėrguar me urgjencė nga tė afėrmit nė spitalin e Peshkopisė, ēdo gjė ka qenė e kotė, pasi Ilmiu kishte ndėrruar jetė. Policia menjėherė ėshtė vėnė nė ndjekje tė autorit tė krimit, i cili ėshtė kapur nga blutė e Komisariatit tė Peshkopisė rreth mesnatės nė afėrsi tė fshatit.

Ngjarja e pazakontė, ku vėllai vret vėllain pėr disa rrėnjė domate, natyrshėm qė i kishte tronditur banorėt e Fushė-Ēidhnės. “Nuk dimė ēfarė tė themi pėr kėtė ngjarje, pėrgjigjet pothuajse ēdonjėri nga banorėt e pyetur pėr kėtė ngjarje tė rėndė.

Nė shtėpinė e Ilmi Bucit ka pllakosur morti. Edhe ata pak njerėz qė prisnin sipas zakonit pėr ngushėllim, nuk kanė pranuar tė japin detaje pėr vėllavrasjen. Ndėrkohė, dy familjet e vėllait tė vrarė dhe vrasėsit ndodhen fare pranė njėra-tjetrės. Sipas banorėve tė kėtij fshati, shteti duhej tė ndėrhynte me kohė pėr zgjidhjen e konflikteve mes vėllezėrve Buci, aq mė tepėr kur njėri prej tyre ka qenė efektiv i Policisė sė Shtetit.

Bashkėfshatarėt e vėllezėrve Buci konfirmojnė pėr “Shqip”, se konfliktet pėr ndarjen e pronave mes dy vėllezėrve, Ilmi dhe Fiqiri Buci, kanė nisur me fillimet e demokracisė, kur pas shpėrbėrjes tė kooperativave bujqėsore ēdo familje mori tokėn e saj. Kėshtu, sipas banorėve tė fshatit, qė prej 19 vitesh dy vėllezėrit Buci nuk kanė folur me njėri-tjetrin pėr shkak tė qejfmbetjeve tė krijuara pėr ndarjen e pronės. Prej disa vitesh, vrasėsi Fiqiri Buci, 64 vjeē, me arsim tė lartė pėr agronomi, u zhvendos me familjen pėr tė jetuar nė Durrės, gjė kjo qė mendohej tė ēonte edhe nė “pushimin” e konflikteve mes dy vėllezėrve Buci. Por, mbrėmjen e sė premtes konflikti mes vėllezėrve ėshtė rindezur dhe ka degjeneruar nė krim, kur 64-vjeēari Fiqiri Buci ka therur me thikė vėllain e tij, Ilmiun.