A po i kthehet lexuesi letėrsisė shqiptare?


Nga Skaemer Ninternet
Marrė nga Gazeta Shqip

Menjėherė pas ‘90, tė nxitur nga privimi, lexuesi shqiptar u "turr" i uritur pas letėrsisė sė huaj. Asaj qė u ishte mohuar, qė qarkullonte fshehtas nėn dorė, qė dikur pėrbėnte rrezikun e madh. Libraritė u mbushėn me tituj tė huaj, me bestsellerė, me libra qė nė botėn e jashtme bėnin bujė. Pak rėndėsi kishin vlerat e vėrteta. Nė kėtė situatė, u duk se letėrsia shqipe ra nė njė hulli tė pashpresė. Rreth 20 vjet mė pas, situata duket e ndryshuar. Kėtė tė bėn ta besosh katalogu i kėtij panairi, qė mė sė shumti lajmėronte promovime autorėsh shqiptarė, tė bėjnė ta besosh botuesit qė po i kthejnė vėmendjen kėsaj letėrsie dhe autorėve tė saj. Nė theks vihen promovimet e shumta tė kėtij viti tė emrave tė njohur shqiptarė dhe mirėpritja qė u kanė bėrė lexuesit. Pėr momentin, prishja e raporteve me letėrsinė e huaj nuk mund tė pretendohet, aq mė tepėr qė nė vetvete botimi, promovimi dhe shpėrndarja e letėrsisė shqiptare vazhdon tė vuajė nga problemet e shumta. Botues dhe shkrimtarė japin mendimin e tyre lidhur me fenomenin.

Mira Meksi - Shkrimtare

Mungesė orientimi pėr vlerat e reja letrare

Pėr mua, njė nga problemet e letėrsisė shqipe, mbetet promovimi. Nuk e di se si mund tė zgjidhet, por them qė libri duhet tė shkojė te lexuesi. Ai duhet ta dijė qė ka dalė nė librari njė libėr i ri. Ndodh qė nuk ka njė stendė tė veēantė, e cila tė flasė veēanėrisht pėr librin e ri. Ne nuk kemi librarė tė pėrgatitur qė tė dijė tė flasė pėr kėta libra, ndaj edhe kur lexuesi shkon ėshtė i ēorientuar nė morinė e botimeve dhe nuk ka njė entitet qė ta drejtojė, tė paktėn t‘i japė njė lloj informacioni pėr librat qė kanė dalė. Nė Shqipėri, ne e kemi shumė tė paqėndrueshėm dhe tė brishtė sistemin e vlerave dhe kjo pėr shkak tė kritikės letrare qė gati nuk ekziston. Ndodh qė kėtė e bėjnė revistat letrare tė tilla si "Mer Licht", qė pothuajse nuk ekzistojnė, tė cilat do tė ndihmonin qė tė promovojnė dhe tė vendosin nga njė gur nė ngrehinėn e sistemit tė vlerave. Mbetet nė dorė tė botuesve shqiptarė qė tė bėjnė atė lloj publiciteti qė libri tė shkojė te lexuesi. Ndėrkaq, njė tjetėr problem i rėndėsishėm ėshtė edhe shpėrndarja. Bėhet fjalė pėr njė problem qė haset nė thuajse ēdo shtėpi botuese kėtu te ne. Kjo pėr shkak se nuk ekziston njė sistem i mirėfilltė siē ekziston nė botė, apo qoftė edhe nė vendet fqinje. Politikat botuese duket se mungojnė, nuk ka kėshilla ose borde qė tė shėrbejnė pėr botimin, duket sikur ka njė lloj kaotizmi nė kėtė kuadėr.

Fatmir Toēi- botues, "Toena"

Letėrsisė shqipe i mungon promocioni

Pėr fatin e mirė vė re njė tendencė tė pėrmbysjes sė raportit letėrsi e huaj-letėrsi shqipe, nė favor tė letėrsisė shqipe. Nėse nė fillim tė viteve ‘90 dominonte letėrsia e pėrkthyer dhe u harrua letėrsia kombėtare, nė kėto dy-tre vitet e fundit kemi shkuar ndoshta nė njė ekuilibėr. Unė mendoj qė ky panair ndoshta ėshtė i pari ku vihet re njė ndryshim i kėtij ekuilibri nė favor tė letėrsisė kombėtare. Po tė shprehem mė qartė vetėm pėr shtėpinė time botuese, 80 pėr qind e botimeve (ne botojmė mbi 150 tituj tė rinj nė vit) kanė qenė letėrsi kombėtare. Asaj i ėshtė bėrė promocion mjaftueshėm, si njė pjesė e rėndėsishme qė i mungon kėsaj letėrsie, sė cilės nė fakt nuk i bėhet promocioni i duhur. Unė kam ndjekur me interes edhe njė debat qė ėshtė zhvilluar para disa kohėsh, ku sulmohet letėrsia kombėtare. Personalisht jam i mendimit se nuk ėshtė se neve na mungon letėrsia kombėtare, por ne nuk dimė ta promovojmė sa duhet pėr t‘ia bėrė tė qartė botuesve tė huaj qė kjo letėrsi pėrkthehet. Duhet tė ketė mekanizma institucionale shtetėrore, qė edhe letėrsia shqiptare tė duket interesante, sepse vlerat janė. Por ne deri mė sot, nuk kemi ditur dhe nuk po dimė ende si t‘i bėjmė tė ditura dhe tė njohura te botuesit e huaj vlerat e letėrsisė shqipe.

Arian Leka - botues, "Ideart"

Botuesit po i qasen vlerave tė letėrsisė shqipe

Le tė heqim iluzionet qė letėrsia shqipe mund tė pėrmbysė raportin me letėrsisė e huaj, sepse edhe pėr pėrmasat gjeografike dhe pėr numrin e popullsisė do tė jetė gjithnjė e pėrfaqėsuar mė pak. Pėrkthime do tė ketė gjithnjė e mė shumė, por shoh njė prirje qė edhe disa botues tė tjerė po i qasen disa prej vlerave tė letėrsisė shqipe. Nisur nga pėrvoja personale, kėtė vit "Ideart" mes 24 titujve tė botuar enkas pėr panairin, 11 janė autorė shqiptarė. Disa prej tyre e kanė librin e parė dhe kemi dashur t‘i pėrkrahim, ndonjė tjetėr si Ledia Dushi i ėshtė rikthyer vlerave tė dikurshme dhe po boton librin e tretė me poezi. Sollėm poezitė dhe esetė e Petro Papakostės qė botohen pėr herė tė parė, tregimet dhe esetė e Elian Taninit, librin studimor politologjik tė Luljeta Prognit dhe mes tyre dua tė veēoj romanin e Zija Ēelės "Sos; zemra njė buzėqeshje" dhe romanin e Mira Meksit "E kuqja e demave", i cili brenda pak kohe njohu botimin e tretė. Kjo do tė thotė qė kėto janė kontribute tė letėrsisė shqiptare.

Flutura Aēka - botuese e "Skanderbeg books"

Vėshtirė tė konkurrohet letėrsia e huaj

Duket sikur botohet pak letėrsi shqipe, por ajo qė botohet mė sė shumti ėshtė cilėsore, pėrjashtuar ata qė humbasin nė tėrė kėtė mori titujsh. Ėshtė e vėshtirė qė letėrsia shqipe ta konkurrojė atė tė huaj pėr shkak tė titujve e pėr mė tepėr qė ne nuk arrijmė tė sjellim mė tė mirėn e mundshme nė Shqipėri. Por ka njė lėvizje pozitive, janė konfiguruar autorėt dhe ka shtėpi botuese qė merren ekskluzivisht, botojnė dhe promovojnė autorė shqiptarė. Mendoj se kjo ėshtė njė sipėrmarrje pėr t‘u lavdėruar, sepse jo tė gjithė e bėjnė kėtė. Ka botues qė nė fillimet e tyre kanė nisur tė merren me letėrsinė shqipe dhe mė pas e kanė braktisur atė, por duket se gjėrat kanė filluar tė ndryshojnė pėr mirė.

Ben Blushi- shkrimtar

Lexuesit po i rikthehen letėrsisė sė tyre

Besoj se urinė qė ne kemi pasur pėr letėrsinė e huaj pothuajse kemi arritur ta shuajmė nė kėto 20 vjet, e kemi konsumuar atė letėrsi qė na u ndalua pėr 50 vjet. Tani njerėzit po i rikthehen shijeve tė letėrsisė sė tyre. Kjo ėshtė e vėrtetė pėr ēdo lloj arti, pėrfshi edhe muzikėn, letėrsinė, dramėn apo qoftė edhe pikturėn. Nevoja qė ka shoqėria shqiptare pėr tė bėrė artin e vet besoj se po rigjallėrohet edhe fakti qė gjithmonė e mė tepėr autorė shqiptarė dominojnė tregun e librit mė shumė se autorė tė huaj, pėrveē rasteve spektakolare kur ka autorė qė kthehen nė bestseller botėrorė. Pėr sa i pėrket vlerave, aq kohė sa unė vetė jam njė autor shqiptar nuk mund tė paragjykoj letėrsinė shqipe, e cila sigurisht qė ka njė rrugė tė gjatė pėr tė bėrė, por unė jam i bindur qė po e rimerr veten sepse nuk ėshtė mė njė letėrsi e izoluar. Letėrsia shqiptare e para viteve ‘90 ka qenė e izoluar nga bota, letėrsia shqiptare sot nuk ėshtė e izoluar, autorėt jetojnė njėsoj si tė jetojnė diku tjetėr dhe nuk janė tė privuar nga informacioni apo nga letėrsia bashkėkohore e huaj. Nė kėtė pikėpamje kanė avantazhe qė letėrsia shqipe po i shfrytėzon gradualisht.

Stefan Ēapaliku - shkrimtar

Lexuesit shqiptarė kanė seleksionuar vlerat

Besoj se ekziston njė nivel mė i lartė i letėrsisė shqipe krahasuar me atė ēka ndodhi pas viteve ‘90 pėr arsyen e vetme se edhe letėrsia si ēdo fenomen tjetėr iu nėnshtrua njė seleksionimi natyral tė saj. Nė pėrgjithėsi kemi njė reduktim tė numrit tė njerėzve qė shkruajnė. Mė sė fundi u kuptua se letėrsia ėshtė njė maratonė e jo njė garė shpejtėsie, kėshtu qė nė kėtė garė tė gjatė jetuan ata qė u treguan mė rezistentė. Nė kėtė kuptim mendoj se letėrsia shqipe ka mė pak shkrimtarė, por mė tė mirė. Por sigurisht qė promovimi i saj nuk zgjidhet vetėm pėrmes organizimit tė panairit, i cili vazhdon tė jetė nė hullitė e panaireve tė para ku kemi njė inventar vjetor tė tė gjitha botimeve dhe nė njė farė mėnyre njė magazinė tė madhe tė shitjes sė librit. Kjo zgjidhet pėrmes hapjes sė tregut tė librit shqiptar, qė nuk po ndodh aq shpejt sa ne e kishim menduar nė fillim.