Nė njė e-mail drejtuar CNN, zėdhėnėsi i Facebook Andrew Noyes u ėshtė pėrgjigjur thirrjeve tė vazhdueshme rreth shqetėsimeve mbi privatėsinė dhe politikat e privatėsisė sė kėsaj faqeje, qė pėrjetuan disa ndryshime gjatė muajit prill.
Gjersa mė shumė e mė shumė njerėz po shkėmbejnė material online, ėshtė e rėndėsishme qė Facebook dhe faqe tjera ti ofrojnė atyre kontroll tė pastėr mbi informacionin qė ata dėshirojnė tė shkėmbejnė, kur dėshirojnė tė shkėmbejnė dhe me kė shkroi ai nė e-amil. Ne kuptojmė se mirėmbajtja e privatėsisė sė njerėzve ėshtė i rėndėsisė primare, jo vetėm pėr ta por edhe pėr eko-sistemin e internetit si tėrėsi dhe mirėpresim ide inovative nė kėtė hapėsirė.
Noyes bėri kėtė koment nė referencė ndaj rivalit MySpace, i cili vendosi qė gjatė kėsaj jave ta bėjė faqen e saj mė private.
Disa njerėz kanė fshirė llogaritė e tyre nė Facebook pėr shkak tė shqetėsimeve mbi privatėsinė. Rrjeti online social, qė ka mbi 400 milion pėrdorues, lejon kontrolle tė mira mbi privatėsinė, por disa njerėz ankohen se kėto tė dhėna janė tė shumta dhe tepėr tė komplikuara.
Nėse keni probleme me privatėsinė nė Facebook dhe dėshironi tė ndryshoni diēka atėherė, ju mund ti pėrdorni kėto katėr vegla nė ndihmė:
ReclaimPrivacy, sė fundi ka lancuar njė vegėl qė skanon tė dhėnat e privatėsisė sė profilit tuaj nė Facebook. Ai ju paralajmėron kur informatat tuaja personale janė tė hapura pėr publikun.
SaveFace, ėshtė pa pagesė pėr instalim, dhe nė mėnyrė automatike konfiguron informacionet mbi profilin tuaj.
Vegla tjera qė do tju hyjnė nė punė janė edhe TinEye dhe OpenBook, ku kjo e fundit mund tju frikėsojė dhe tju shtyjė qė tė bėni profilin tuaj privat. Vetėm klikojeni dhe shihni disa pėrditėsime publike tė statuseve, qė nė disa raste janė mjaft qesharake.