Pas protestave masive online rreth politikave tė privatėsisė sė Facebook dhe me kėrcėnimin e disa pėrdoruesve pėr largim masiv nga faqja, rrjeti social me 400 milion pėrdorues thekson se do tė thjeshtėsoj shumė shpejtė rregullat e privatėsisė.
Nė njė intervistė dhėnė pėr njė radio, shefi i politikave publike tė Facebook, Tim Sparapani tha se tė dhėnat do tė pėrditėsohen brenda javėve tė ardhshme.

“Ne kemi dėgjuar nga pėrdoruesit tanė se kemi filluar tė kompleksojmė gjėrat. Mendoj se patjetėr qė do tė punojmė rreth kėsaj ēėshtjeje. Unė mendoj se ne do tė ofrojmė opsione pėr njerėz qė dėshirojnė tė dhėnat mė tė thjeshta tė privatėsisė nė mėnyrė qė ata tė kenė sa mė tė lehtė pėrzgjedhjen. Dhe unė mendoj se ne do tė shohim kėtė gjatė javėve tė ardhshme. Sepse ne dėgjojmė ēfarė thonė pėrdoruesit tanė” tha ai nė intervistė.

Ai shtoi se Facebook ka “ndėrtuar tė dhėna tė privatėsisė pėr secilin lloj tė komunikimit tė ri” dhe shtoi se “Facebook do tė duhej tė fitojė vlerėsime pozitive qė po ofron kėto vegla nė rend tė parė”.

Tė dhėnat e privatėsisė sė Facebook janė kritikuar ashpėr dhe janė cilėsuar si mjaft tė komplikuara. Sipas njė sondazhi tė bėrė nga New York Times, del se politika e privatėsisė sė Facebook ėshtė mė e gjatė se Kushtetuta e SHBA-sė. Pėrdoruesit duhet tė kalojnė pėrmes 170 opsioneve specifike.