Qyteti Belgorod nė Rusi ėshtė i njohur pėr luftėn kundėr sharjeve dhe sjelljeve tjera tė pahijshme, ndėrsa tash autoritetet e qytetit mund tė ndalojnė edhe rrymėn muzikore tė heavy metalit.



Arsyet qė shtynė autoritetet ta ndėrmarrin njė hap tė tillė janė sipas tyre satanizmi dhe shkatėrrimi ideologjik qė kjo muzikė promovon nė kėto koncerte.

Zyrtarėt e grupit i cili gjendet rreth 650 km nė jug tė Moskės me shkrim kėrkuan nga pronarėt e restoranteve, kafeterive dhe klubeve qė tė mos organizojnė koncerte tė heavy metalit.

“Nuk e dėgjoj atė muzikė, por kanė kėrkuar prej meje qė tė mos organizojė aktivitete sataniste”, thotė Vladimir Shatilo, njė politikan lokal pėr gazetėn ruse “Kommersant”.

Megjithatė disa pronarė tė klubeve nuk e kanė ndėrmend tė respektojnė kėtė kėrkesė. Njėri prej tyre ėshtė edhe Oleg Proskokov, i cili planifikon tė organizojė rok koncerte ndėrsa kėtė hap tė autoriteteve e sheh si “goditje drejt e nė fytyrė”.

Mė herėt autoritetet e qytetit tė Belgorodit futėn gjobat pėr sharje nė publik, kufizoi numrin e njerėzve tė cilėt mund tė vallėzojnė nė tė njėjtėn kohė nė podium dhe nisi njė fushatė kundėr Shėn Valentinit.