Bruksel, 22 Mars
Faqet pėr rrjete sociale si Facebook dhe shėrbimet e kėrkimit si Google sė shpejti do tė mund tė bėhen objekt i padive gjyqėsore nėse nuk do tu pėrmbahen rregullave tė reja tė Bashkimit Europian lidhur me mbrojtjen e privatėsisė.
Viviane Reding, komisionere pėr jurisprudencė nė Komisionin Europian, propozon freskimin e ligjeve tė vjetra 16 vjet pėr mbrojtjen e privatėsisė nė Bashkimin Europian nė disa muajt e ardhshėm nė mėnyrė qė tė vendosen mė shumė kufizime lidhur me mėnyrėn se si shfrytėzohen informatat personale. Kjo mė sė shumti do tė prekė sajtet si Facebook, Google dhe Yahoo, pėr shkak tė brengosjes nė rritje pėr atė se si shfrytėzohen tė dhėnat tė cilat i mbledhin pėr shfrytėzuesit e tyre. Reding kėrkon qė tu mundėsohet shfrytėzuesve tėrheqja e tė gjitha tė dhėnave tė cilat pėr ta i kanė mbledhur sajtet, duke e quajtur kėtė tė drejtė pėr tė qenė i harruar, dhe qė kompanitė tė ofrojnė mė shumė informata lidhur me atė se cilat tė dhėna i mbledhin dhe pėr ēfarė qėllimi.
Pasi qė njė numėr i madh i shėrbimeve tė popullarizuara janė tė vendosura nė serverėt tė cilėt gjenden jashtė Bashkimit Europian, theksohet qė secila kompani e cila punon nė tregun e Bashkimit Europian ose cilido prodhim interneti qė ka cak konsumatorėt brenda Bashkimit Europian duhet tė respektojė ligjet e Bashkimit Europian. Pėr tė zbatuar kėto ligje, trupat nacionale tė ngarkuara pėr mbrojtjen e privatėsisė do tė duhej tė kishin mundėsinė e hetimit dhe ndėrmarrjes sė hapave ligjorė kundėr kompanive tė cilat kanė tė dhėnat dhe janė tė vendosura jashtė Bashkimit Europian.