Kailash Singh ka njė pseudonim tė spikatur: njeriu qė bie mė shumė erė nė botė. Kjo, sepse ai ka refuzuar tė lahet pėr 37 vjet rresht. 65-vjeēari nuk ėshtė larė dhe nuk i ka prerė flokėt e tij 183 cm tė gjata, qė nga viti 1974, pak pasi ėshtė martuar. Duke shpjeguar zakonin e tij jo fort tė pėlqyeshėm, Singh, nga provinca Varanasi, Indi, tha se njė prift i kishte garantuar atij se do tė lindte njė djalė trashėgimtar, nėse ai do tė ndiqte kėshillėn e tij. Megjithėse e ka ndjekur me pėrpikėri kėshillėn e priftit, fermeri ka vetėm shtatė vajza. Por, ai i lejon vetes njė lloj tjetėr pastrimi: banjėn e zjarrit, qė ka tė bėjė me pirjen e marijuanės, lutjen ndaj zotit hindu Shiva dhe kėrcimin rreth zjarrit. Familja kishte tentuar ta lante me zor, por ai kishte ikur me vrap. Edhe kėrcėnimet e gruas sė tij, se nuk do tė flejė mė me tė nėse nuk lahet, nuk kanė bėrė punė. Me sa duket, ai nuk ka pėr tu larė kurrė.