Disa prej llojeve tė epilepsisė janė:
1. Grand mal: ataku ose sulmi i madh, shfaqet pas zbrazjes abnormale elektrike tė korės sė trurit e cila manifestohet me humbje tė shpejtė tė vetėdijes, shtangim tė muskujve tė trupit dhe shkumėn nė gojė.
Shpesh nė fazėn e atakut i sėmuri ka urinim tė pakontrolluar. Pas kėsaj, pacienti ėshtė pa vetėdije dhe zgjohet gradualisht. Pėr njė kohė ndihet konfuz dhe i pėrgjumur.
2. Petit mal: sulme tė vogla, mė tė shpeshta te fėmijėt e vegjėl. Fėmija ³ sėmurė rėndom ka shumė sulme gjatė 24 orėve. Sulmet ndodhin mė shpesh nė mėngjes dhe gjatė aktivitetit fizik. Atakun e karakterizon pamja e shtanguar dhe dridhjet kohėshkurtra tė muskujve (rėndom tė fytyrės ose ekstremiteteve). I sėmuri nuk e humb vetėdijen, por meqenėse ndonjėherė vjen deri tė ērregullimi i tė folurit merr pamjen sikur ka humbur vetėdijen.
3. Epilepsia psikomotore: Zakonisht te adultet, ndonjėherė ngatėrrohet me psikozėn. Karakterizohet me sjellje tė pėrsėritura jonormale (ndryshime psikike, automatizmi-lėvizje tė pakontrolluara tė ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe veshja).
Tė sėmuret herė nuk janė tė qetė, por agresive. Personi ėshtė i dezorientuar ndaj vetvetes, personave tjerė, kohės dhe hapėsirės.
4. Status epileptikus: Ataku ³ zgjatur ose i pėrsėritur. Zgjat se paku 30 minuta. E rrezikon jetėn dhe ēdo herė nė njė masė tė caktuar e dėmton edhe trurin.
Shkaktaret e epilepsisė:
- Ērregullimet e sistemit nervor qendror (ērregullimet natyrale gjatė zhvillimit, infeksionet, neoplazmat, sėmundjet e enėve tė gjakut, sėmundjet e lindura tė cilat shkaktojnė dėmtimin e trurit).
- Ērregullimet metabolike
- Lėndimet e kokės
- Temperatura e lartė
- Pėrdorimi pa masė i alkoolit ose drogave
- Stresi emocional
- Epilepsia idiopatike (baza ose substrati trashėgues)
Simptomat:
1. Aura-nėnkupton vėrejtjen, parandien, sikur halucinacion i zėrit dhe shikimit, ndjenja e erės sė ēuditshme ose shijes, ndjenja e shtangimit, mundimit tė barkut e cila zgjatė disa sekonda.
2. Humbja e vetėdijes
3. Shtangimet e muskujve dhe lirimi nė ēdo 15 deri 20 sekonda.
4. Gulēim pas atakut dhe apatia
5. Ndonjėherė dhimbja e kokės.
Ndihma e parė:
1. Tė sigurohet kalueshmėria e rrugėve tė frymėmarrjes me rrotullimin anėsor nė pozitė tė krahut.
2. Tė sigurohet i sėmuri tė mos e godet kokėn nė bazė tė fortė, ashtu qė nėn kokė vendoset ndonjė mjet i butė (jastėk, batanije etj)
3. Shpėrthekohet rripi dhe ēlidhet kravata
4. Largohet e gjithė ajo qė mundė ta lėndoj tė sėmurin nė rrethinėn e tij.
5. Thirret ndihma e shpejtė
6. Gjithherė pritet nė vendin e ngjarjes qė i sėmuri tė kthehet nė vetėdije ose deri sa tė vjen ndihma e shpejtė.
Ndihma e shpejtė nuk nevojitet:
* Nėse ataku ka kaluar brenda 5 minutave
* Nėse nuk ka sulme tė reja
* Nėse i sėmuri nuk ėshtė i lėnduar gjatė rėnies
Veni re?
* Nė atak, gjuha nuk preket pasi qė mund tė lėndohet pas ngėrēeve tė muskujve tė fytyrės ose nofullės
* Nuk tentohet me forcė tė ndėrpriten ngėrēet
* Vendosja e gjėsendeve metalike nė dorė si p.sh. ēelėsave nuk ka arsyetim mjekėsor
* Nuk vendoset asgjė nė gojė (p.sh. luga, shpatulla etj.)
* Nuk i jepet pacientit kurrfarė lėngu nė gojė nė fazėn e atakut deri sa nuk kėndellet.