Pėrmes njė ekspozite tė ēelur nė ambiente tė hapura tek sheshi Skėnderbej, Ministria e Shėndetėsisė apeloi pėr ndėrgjegjėsimin e qytetarėve mbi dėmet Dėmtim tė mushkėrive, tė zemrės, sėmundshmėri mė e shpeshtė, pėrkeqėsim tė astmės, madje edhe shkatėrrim tė pamjes sė jashtme, etj, janė ndėr dėmet qė shkakton duhani tek njerėzit.
Nė Ditėn Botėrore tė Luftės Kundėr Duhanit, pėrmes njė ekspozite tė ēelur nė ambiente tė hapura tek sheshi Skėnderbej, pėrmes pamjeve fotografike, Ministria e Shėndetėsisė apeloi pėr ndėrgjegjėsimin e qytetarėve pėr dėmet qė u shkakton duhani. "Jemi nė ditėn qė tėrheqim vėmendjen. Kėtu janė vendosur njė seri posterash qė flasim mė shumė se ēdo gjė tjetėr dhe ku qytetarėt tė kuptojnė qartė dėmet e forta nga duhani, tė kuptojnė shkallėn e dėmit dhe tė kuptojnė se ėshtė shkaktari i sėmundjeve kardiovaskulare dhe kancerogjene; tė bėjnė zgjedhjen e tyre para shėndetit dhe vdekjes sė sigurtė", tha ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili, i pranishėm nė kėtė ekspozitė.
Por duhanpirja, veē dėmeve shėndetėsore, u rėndon shumė edhe xhepave tė familjeve shqiptare. Kėshtu, njė duhanpirės, nė 40 vite harxhon 3 milionė lekė , nėse do tė konsumonte 1 paketė/ditė, nėse do tė konsumonte 2 paketa cigare, shifra do tė arrinte nė 5.8 milionė lekė. Vetėm nė njė muaj, njė duhanpirės shpenzon minimuni, nėse konsumon gjysmė pakete, 3.1 mijė lekė dhe maksimalisht, nėse konsumon 3 paketa, shpenzon 18.6 mijė lekė. Shqiperia renditet nė vendet me shifra tė larta tė duhanpirjes. Sipas tė dhėnave, pėrllogaritet qė duhanpirja tė arrijė nė rreth 40 %, ose 950 mijė duhanpirės