Kjo eshte nje teme,ku te gjithe mund te shkruajme,copeza ose pjese te ndryshme te librave qe kemi lexuar,e sidomos ato qe jane me te bukurat,per te ndare ate kenaqesi qe ne marrim nga lexime dhe shkrime te ndryshme,vargjet e me poshtme i kam shkeputur nga libri....Graziella e autorit....A.DE LAMARTINE,
Vargje me nje rrefim te bukur dhe te magjishem nga autori,nje rrefim dashurie qe flet shume,dhe fjalet e mia jane te pa venda ketu...
Fraza nga libri Graziella
1- Kur goditet fort zemra e njeriut,pa tjeter do te dalin lot prej saj cka tregon se sa e mbushur eshte ne te vertet natyra me trishtim dhe se sa llum ne buzet tona e sa turbullire ne syte tane nxjerr prej saj ajo cka e ngacmon ate!....
2- Sublimia te lodh,bukuria te genjen,vetem patetikja eshte e pa gabueshme ne art ai qe di te emocionoje di gjithcka ne nje pike lot ka dhe me teper gjenalitet se ne te gjitha muzete dhe bibliotekat e botes .Njeriu eshte si ajo pema qe e shkundin per ti rene frutat,nuk e trondit dot kurr njerine pa e bere tI bien lot nga syt .
3- Muzika dhe poezia nuk jane vecse,si te thuash,temat,mbi te cila secili qendis ndjenjat e tij,aty ushqehen pa u ngopur,si populli,me te njetin tregim e me te njejten kenge per shekuj .
Dhembja e pare
Ku deti I sorrentos ne bregun gjithe zhurme
Lag rrenje portokallesh,perbri shtegut te murrme
Ne mes kacubesh ngrihet nje rras e vogel varri
Kur kalon andej e ndesh pa pritur udhetari
Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
Sdua te qaj,por du ate zhytem ne mendime
Perse si sonte une skam enderruar kurr?
Edhe ne zemren time nje yll plote drite e nur
Sa buze te delira,sa sy plot kthjelltesi!...
Veshtrimi I saj mI mbushte me drite syt e mi
Liqen I rrall I Nemit,qe se rrudhos dot era,
Nuk ka aq kthjelltesi,as shtjellave te thella..
Cmendonte I lexohej nder syte fare qarte
Dhe asnjehere smundi qerpiku saj I gjate
Ti fshihte ciltersine,as brenga e zemernxire
Si hapi dot nje rrudhe ne ballin e dlire
Gjithcka ne te vec qeshte,dhe qeshja e saj rinore,
Si me trishtim pershuhej fytyres-qumeshtore
Gjithnje endej mbi buzet e saj si trendafili,
Si nje ylber qe hapej ne qiell ne dite prilli
Nuk kishte asnje hije,keshtu nje rreze drite
Mbi re bije plot gas e vrull nga lartesite.
Dhe hapi si shkujdesur,I druajtur, I lehte,
Ishte nje shkum dallge,qe valle hedh ne breg
Apo vrapon me gaz,dhe zeri tingellor
Jehone e kulluar e shpirtit foshnjeror
Muzike e ketij shpirti,ku kenge gjithcka ishte
Gezonte dhe ajrin qe frynte nder zallishte
Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
Sdua te qaj,por du ate zhytem ne mendime
Ne shpirt ajo mbeti si mall I pa fashitur
Si drita qe puth syt,kur cel agimi ndritur
Dhe nga ai cast I lumtur,kur zemren ma rrembeu
Kur prane ate e kisha me ndrinte gjithe dheu
Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
Sdua te qaj,por dua te zhytem ne mendime
Keshtu dhe shpirti I saj,kur une e braktisa
U nxi dhe u err,I humbi shpresa e drita
Ne qiell nje streh gjeti,dhe nuk u kthye me,
E ardhmja skishte fare asnje kuptim per te
Nuk deshi te sfilitej nga shpresa e dyshimi,
Nuk deshi te mundohej nga dhembja dhe zgjenjimi
Dhe kete kupe helmi piu menjehere
Mes loteve te para,I plasi zemra e mjere!....
Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
Sdua te qaj,por dua te zhytem ne mendime
Mjafte mote,ajo dergjet ne kete shtrat prej balte
Askush nuk derdh nje lot,ne age apo ne ndajnate
Harrimi per te vdekurit eshte qefini dyte
Ate e mbulon shtegu,se shohin lehte syt
Dhe rrasen e braktisur tani se njeh asnje,
Asnje nuk vjen e lutet ..vec une si gjithnje..
Mendoj,kur dallge e mallit vershon si pa pandehur
Dhe zemren pyet se cnjerez te afert kane vdekur
Dhe duke pare portretet e afert e te shtrenjte,
Ze qaj,ne qiell mu fiken mjafte yje,ah,perjete
Ajo mu fik e para,shkelqimi I saj I ndritur
Ne shpirt me hedh nje drite qe ska per tu venitur .
Pastaj autori shkruan
Kurr nuk mundem te rilexoj keto vargje,pa admiruar shembelltyren e fresket qe e shqetesojne gjithmone tek une valet e tejdukshme e renukese te gjirit te Napolit
Dhe pa urryer vehten time!...shpirtrat qe larte,falin ai I saji me ka falur me falni edhe ju .kam qare!....