VLORĖ- Masakėr nė plazhin e Vlorės nė kulmin e sezonit turistik, shėnohen 3 tė vdekur nga tė shtėna kallashnikovi.
Njė i ri ka hapur zjarr pasditen e sotme nė ambientet e njė resorti privat nė zonėn e Kalasė pranė Ujit tė Ftohtė nė Vlorė, duke shkaktuar tre viktima mes tyre njė pushuese femėr, e cila ka mbetur e vdekur aksidentalisht.
Policia ka mundur tė identifikojė 3 prej viktimat, tė cilėt janė: Diana Ademi 53-vjeēe, Sokol Isufaj 34-vjeē dhe Serdi Bajlozi 20-vjeē.
Autori pas aktit kriminal ėshtė larguar me makinė, ndėrkohė mbetet mister objektivi i tij dhe rrethanat e krimit. Nga hetimet paraprake mėsohet se viktima femėr ka qenė pushuese jo objektiv i autorit, e cila ka humbur jetėn tragjikisht nga plumbat kallashnikovit. Diana Ademi 53-vjeēe, mėsohet se ishte emigrante, e cila kishte ardhur pėr pushime nė qytetin e Vlorės
Ngjarja e rėndė ka shkaktuar panik tek pushuesit e shumtė nė kėtė kulm sezoni turistik. Blutė e Vlorės kanė nisur hetimet dhe janė vėnė nė gjurmėt e autorit.
DĖSHMIA E PUSHUESIT
Njė pushues dėshmitar i masakrės, ka rrėfyer pėr gazetarin Enrik Mehmeti se autori i krimit mendohet tė jetė njė djalė 20-vjeēar, i veshur me rroba plazhi. Autori ėshtė parė tė zbresė shkallėt e resorit tė njohur nė Vlorė me armėn e fshehur nėn bluzė dhe mė pas ka marrė ne shėnjestėr dy viktimat meshkuj. Autori ka bėrė goditjen e parė duke qėlluar 2 meshkujt dhe kur ka ulur armėn plumbi ka prekur femrėn aksidentalisht. Pas krimit ėshtė larguar me vrap nė daljen e resortit dhe ka qėlluar dhe njė herė me armė dhe mė pas ėshtė larguar nė drejtim tė paditur. Sipas dėshmitarit nuk ka pasur konflikte gjatė ditės nė kėtė zonė.
2 PISTAT E HETIMIT, POLICIA: GRINDJE E RĖNDĖ DHE HAKMARRJA
Policia e Vlorės ka dhėnė detaje mbi krimin e rėndė tė shėnuar pasditen e sotme rreth orės 16:00 nė resortin turistik nė plazhin e quajtur Kalaja.
Nė njė deklaratė pėr mediat theksohet se: Pėr kėtė ngjarje, nėn drejtimin e Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Vlorė ėshtė ngritur grupi hetimor me specialistėt mė tė mirė Kundėr Krimeve tė Rėnda i cili aktualisht po punon nė dy pista kryesore, nė atė tė njė grindjeje tė rėndė tė ēastit e cila ka degraduar nė pėrdorimin e armės dhe nė atė pėr motive hakmarrjeje tė njė prej viktimave.
Gjithashtu Drejtoria e Policisė Vlorė duke garantuar anonimitetin tuaj te plotė ka vėnė nė dispozicion njė shumė tė konsiderueshme tė hollash pėr ēdo person i cili jep informacion qė ēon nė identifikimin apo kapjen e autorit.
FAMILJARĖT: SERDI PUSHIME ME MOTRĖN TEK HALLA
Familjarėt e Serdi Bajlozit nga Pėrrenjasi njė prej viktimave tė masakrės nė plazhin e Vlorės nė njė prononcim pėr News24, deklarojnė se djali i tyre kishte shkuar tė kalonte pushimet nė Vlorė me motrėn tek halla.
Familjarėt konfirmojė se Serdi nuk kishte lidhje me viktimėn Sokol Isufaj pasi ai nuk kishte asnjė shok me kėtė emėr. Familjarėt e 20-vjeēarit shprehin dhimbjen e madhe teksa kėrkojnė qė tė zbardhet e vėrteta.
IDENDIKITI
Nga rrėfimet dhe dėshmitė e mbledhura pushuesve tė shumtė, mėsohet se autori i krimit ėshtė njė person rreth 20-vjeē, esmer. Ai mbante tė veshur rroba pazhi dhe njė bluzė me mėngė tė shkurtra.
HETIMET
Policia pas krimit tė rėndė ka shoqėruar 17 persona dėshmitarė tė masakrės, tė cilėt mund ndihmojnė nė zbardhjen e krimit. Nga hetimet paraprake mėsohet se viktima femėr ka qenė pushuese jo objektiv i autorit, e cila ka humbur jetėn tragjikisht nga plumbat kallashnikovit. Blutė e Vlorės kanė nisur hetimet dhe janė vėnė nė gjurmėt e autorit.
(burimi-BalkanWeb)