Qetesisht rend drejt nje dite plot jete…ajo qe nuk te shpreh asgje…por qe te ofron gjithcka…nga e cila nuk do te doje te humbisje asnje grim…edhe pse ndoshta thell Brenda teje do te doje te ishte pak me ndryshe…jo ne dukje por ne thelb…
Shpesh e perkufizoj stinen e tanishme si me te bukuren…aty ku vjeshta fillon embel kryqezohet me dimrin e adhurueshm…
Ka patur momente ne mua qe e urreja dimrin…ndoshta me teper
Dhjetorin…mirpo kuptova se per disa arsye te vogla…nuk mund te urresh gjerat qe dashuron…vetem sepse ndodhe dicka qe te ftoh paksa zemren…kjo ndoshta ne momente te ngrohta…te bene te reflektosh dhe te bindesh veten se gjerat qe ke dashur/do…do ti duash derisa te jesh egzistente…edhe pse ne momente te caktuara ndodhe qe te te ndrydhin paksa…
Sot eshte e Enjte…dhe ndjej se ditet ecin kaq shpejt…ndoshta me shpejt se sa une e kisha parashikuar…
Ecja dhe mendoja se sa kohe humbet njeriu…duke u perpjekur te permirsoj disa gjera,situata…ose te permirsoj disa njerez…duke u kujdesur vazhdimisht per te tjere…ne harrojme shpesh se sikunder atyre edhe vitet tona ecin….duhet te shohim edhe veten ndonjehere…besoj se kjo eshte ajo cfare te gjithe duan apo jo?!
Une heshtur mendoj se te pakten deri ne keto momente nuk kam mundur te beje asgje per te shfrytezuar mundesit…qe me jane ofruar…sepse nuk kane qene te pakta ato raste kur une mund te zgjidhja…por si natyre komplekse qe jam kam preferuar qe gjerat te ecin drejt nje rrjedhe te qete dhe te duhur…pa u nxituar apo pa u perpjekur te beje kunder rrymes…kete se kam dashur kurr ne jete…
Kunder rrymes une beje kur shoh dicka te gabuar tek dikush…kur shoh pesimizem tek dikush tjeter…kur shoh paragjykime…etj etj…ketu sigurisht do te jem kunder rrymes…sepse une disa gjera te ketyre tipeve thjesht nuk I suportoj dot…madje bindshem theksoj…se nese ka nje lufte qe mund ta beje edhe e vetme…eshte kjo!!...
Te jesh I drejte per mua eshte hyjnore…pooo keshtu e perkufizoj…te jesh pak paragjykues…dhe te duash dhe respektosh te tjeret per ate qe jane…jo per ate qe do te doje ti te ishin…
Mirpo ketu edhe mund te kem ndoshta nje dyshim…sepse ka njerez qe ti ndan copeza te dites tende…dhe ka gjera qe tek ai/ajo nuk te pelqejne dhe do te doje qe disa mangesi te mund t’ia ndryshoje…mirpo ketu eshte e bukura dhe e mira Brenda teje…te pranosh te tjeret pra sic jane…
Sa mangesi kemi ne ne vendin tone…mendoj shume shpesh rreth kesaj…se sa te organizuar…se sa te sjellshem…se sa te ndryshem jane te huajt nga ne…ne c’do aspect…meshkujt sidomos
Nuk mund ta mohoj se edhe ne kemi pa fundesisht gjera te mira…por persa I perket mardhenieve njerezore ata sigurisht qendrojne me lart..
Psh ne vendin tone…po marr nje shembull te thjesht!...duke u bazuar tek nje film I djeshem imi..
Nuk egziston pyetja nga nje mashkull kundrejt nje femre:…”deshiron te martohesh me mua?”…kjo pyetje nuk egziston faree…madje…te caktohet edhe dita e marteses…kete sigurisht e cakton pronari I lokalit dhe jo vete personat…pas ai sigurohet se kur ka data te lira…dhe nese do te prenotosh ate restorant…sigurisht do pranoosh edhe daten e zgjedhur prej tij…absurdee apo jo?..
Pastaj idiotesi qe vijojne…e nuk kane te sosur…pa barazia gjinore…ku mashkulli me unin dhe egon e theksuar kerkon te dominoj mbi femren…e kjo ndoshta ka qene edhe me teper e theksuar ne vitet e kaluara…duket sikur sa vjen edhe permirsohet…mirpo ndoshta jo me shume se sa nr I vrasjeve qe meshkujt e flakte te vendit tone…kane si zgjdhje…vrasjen…ajo vdes…dhe ai bene disa muaj brug…paguan shtetin dhe del…ajo nderkohe “ha dhee”…absurde apo jo?
Sepse meshkujt ketu nuk e konceptojne dot iden se nje femer nuk eshte prone e tyre…por mbi te gjitha eshte qenie njerezore me te gjitha te drejtat e kesaj bote….pa perjashtim…
Meshkujt ketu e shohin femren si objekt te bukur…makin seksi dhe shtepie…
Ndoshta ne nje pjese te mire te jetes sime deri diku e kam ndjere kete….pra ndoshta edhe nga mosha…pa dija..etj…por sot kam menduar dhe vepruar…se nese me duan…duhet te me respektojne ate qe une jam…ate qe une beje…ate qe une kerkoj…ne te kundert prapa diellit….
Megjithate kam bindjen se disa gjera ndodhin pa kerkuar miratimin dhe aprovimin tend…
Ka meshkuj qe urrejne femrat…ka dhe femra qe urrejne meshkuj…disa ne vecanti kuptohet…megjithate kjo nuk e ka penguar jeten te vazhdoj…jeta ecen dhe ajo cfare ti c’do dite pyet veten eshte?...sa shpejt ikin vitet…
E di cfare kam enderruar disa vite me pare?...nuk di egzaktesisht se sa…por di qe adhuroja shume femijet…vazhdoj ti adhuroj…ndoshta kur them se vitet ikin…ketu referohem sigurisht…qe nuk me eshte dhene kenaqesia e te paturit ne krahet e mi nje krijes qe kaq shume e kam enderruar…ndjej pa fundesisht nje kenaqesi te brendeshme kur shoh femra me femije ne duar…qe luajne me to…I perkedhelin…ushqejne…I mbysin me puthje…une kundrejt ketyre pamjeve jam nje vajze e pa fuqishme…thjesht I adhuroj…
Pastaj kam enderruar te jetoj ne Paris…hahahaha me vjen te qesh me deshirat e mia absurde….
Pastaj kam enderruar shume gjate te dashuroj ne kthim…pra jo te me duan…por edhe te dua…madje te dua cmendur…me passion…me shume passion…dhe kjo sigurisht me vitet do te ndodhte… ndoshta ndodhi madjee pertej parashikimeve te mia…
Te jesh e etur per nje shpirt njeriu qe cmendur ta pushtosh…te dehesh nga lekura dhe fryma e tij…ta dashurosh…te besh dashuri dhe jo sex…pasi une I konceptoj ndryshe keto te dyja…sexi pa dashuri eshte si telefoni fix I atehershem…ku sherben vetem per te folur…dhe asnje funksion me teper ne pa mundesi per ta zberthyer dhe shfletuar …sic ndodhe me cel e tanishem…nje dashuri me shikim te pare…jo dicka e jashtme por me e thell se kaq!!...absurde!!
Pastaj me shume se sa cilado ndjesi…qe eshte pertej gjithckaje…eshte nje puthje e ndjere…buzet qe kerkojne buzet…frymet qe percillen ngrohte…depertojne ne shpirt…nje puthje te gjate…puthje e cila nuk do doje te mbaronte kurr…
Dashurite duhet te jene pa tjeter shpirterore….sigurisht edhe fizike…ne kohen…vendin…dhe me njeriun ee duhur…
Sot po mendoja se jam teper optimiste…arsye pa arsye ndoshta….edhe pse beje pjese ne nje vend qe nuk te ofron shume…pervecse nje imagjinate te shfrenuar…qe etur shpirti kerkon…mbetet ushqim pa dyshim…
Sa te cuditshme jane krijesat njerezore….deshperimisht te cuditshme…nuk ka asgje qe te te bindi te kunderten…se mes kaq shume njerezve qe ti njeh…qe ti takon…qe pi kafe…ndan biseda te shkurtra ose te gjata…nuk eshte asnje qe te te ngjaj ty sado pak…
Do doja shume dike qe te flisja pa fjale…por me sy…me sy te thonim gjithcka…prezenca e njerezve te duhur…perball tejee…duke te ofruar ate cfare te duhet…biseden me te bukur te arrir…permes syve…
Kam vlersim absolut per shikimin e njeriut…por jo per kedo kuptohet…
Ne memorie kam gdhendur mijra menyra shikimi qe nuk kam per ti harruar kurr…cuditerisht mu kujtua..nje shok imi I adoleshences…
Isha gjimnaziste ne vitin e pare…pas nje muaji shkolle me kapen krizat e apandesitit ne oren e mesimit…me cojne urgjent ne spital…pas nje jave kthehem ne shkolle…e shoqeruar nga Babi im…shkojme drejt deres se shkolles….une e lumtur me ne fund qe po kthehesha aty…dhe dora e babait tim qe me shtrengonte fort…
Aty shoh ate djale qee nuk ishte fare I pa njohur per mua… qe sapo hapa deren e hyrjes se shkolles… syt e mi ndeshen me te tijat…dhe une ate shikim nuk do ta harroj kurr…se si shperthyen syt e tij…qeshnin…sa me lane pa fjale…une instiktivisht buzeqesha…ndoshta syt e tij me ofruan nje ngrohtesi qe ne dhomat e ftohta te spitalit nuk e kisha gjetur…
Ishte shikim I paster femije…sepse ne ate kohe femije ishim…
Me kujtohen kaq shume shikime ndoshta jo kaq te paster…nuk harroj dot edhe nje lloj tjeter shikimi qe me rrefente ligesi…ohhh sy qe percillnin djaj qe fshiheshin thell…qe une me kohen do te vertetoja se ashtu ishin….femra me e zemer lig qe kisha njohur ndonjehere…
Pra I dua syt e njeriut…per arsyen e vertet…se ata flasin per shpirtin qe shume mundohen ta fshehin ate…mirpo me mua jo…une kam te zhvilluar shume shqisen e 6-te asgje nuk me shpeton…asgje…
Fakti qe beje si e verber dhe shurdhe…nuk do te thote se jam vertet e till…
E keshtu nisi dhe eci kjo dite…me mendime kuturu….sic me ndodhe shpesh…ne pa mundesi per te biseduar me njerezit e duhur…”vajza e hekurt” zgjedh te flas me vehte…me fletet e bardha…dashuri e pa shtershme!!!