E Diele, 30 Dhjetor 2007
Sakrifikohet per dashurine nje 31-vjecare, ne Tirane. Ndarja nga i dashuri ka bere qe nje vajze 31 vjece, ti jape fund jetes se saj, duke u vetedjegur. Ngjarja e rende ka ndodhur mesditen e djeshme ne fshatin Priske e Vogel ne Tirane, kur Majlinda Neli, ne kushte te renda te tronditjes mendore ka lyer trupin me benzine duke i vene flaken vetes. Me gjithe nderhyrjen e te afermve, ajo nuk ka shpetuar dot, per shkak dhe te largesise se shtepise se saj me spitalin dhe pse eshte nisur me urgjence. Plaget e marra nga flaket kane qene te renda dhe per kete ka nderruar jeten, ne prag dhe te festave. Policia, e cila eshte njoftuar, ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka marre ne pyetje familjaret e viktimes, te cilet kane deklaruar se vajza kishte pasur depresion kohet e fundit. Gjate marrjes ne pyetje ka dale dhe nje nga pistat, qe heton policia, ajo e ndarjes nga i dashuri. Gjithcka ka ndodhur mesditen e djeshme. Majlinda Neli, 31 vjece, ka dale ne oborrin e shtepise se saj dhe ka lyer veten me benzine. Me pas, ajo ka marre shkrepesen dhe ka ndezur trupin e saj. Fqinjet, te cilet kane pare te skenen, kane thene per policine se, e reja ka ndezur veten dhe nuk eshte perpjekur ta shuaje flaken. Keta kane njoftuar policine, e cila ka shkuar ne vendin e ngjarjes, duke bere dhe hetimet e nevojshme. Nderkohe qe fqinjet dhe familjaret kane mundur te shuajne flaket qe kishin perfshire te gjithe vajzen, por shpetimi i saj duket se ka qene i pamundur, per shkak dhe te largesise se vendit te ngjarjes me spitalin. Kur ajo ka mberritur ne spital, Neli kishte nderruar jete dhe nuk ka pasur asnje mundesi shpetimi. Drejt baneses ku eshte djegur 31-vjecarja jane nisur patrullat e Komisariatit numer 4 dhe ekspertet e policise, te cilet kane bere keqyrjen e vendit dhe kane siguruar dhe provat e ngjarjes. Gjithashtu, jane marre ne pyetje dhe familjaret e vajzes se re, te cilet kane deklaruar se, Neli kishte disa dite qe ishte perfshire nga depresioni. Gjate marrjes ne pyetje, nje nga pistat e policise, ka qene dhe ndarja nga i dashuri, qe kishte ndodhur para pak kohesh. Artan Cena
Precedenti 1 tetor 2007
Arjan Dervishi, 24 vjec, i vuri flaken vetes ne ambient publik, perballe nje prej lokaleve me te njohura ne Tirane, ne parkun Rinia. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 18:15, 24-vjecari Dervishi, i ka vene flaken vetes ne kushte depresioni, pas ndarjes nga e dashura. Policia e identifikoi pas ngjarjes si Arjan Dervishi, qe kishte gjetur kete menyre per tu hakmarre nga ndarja me te dashuren. Dervishi ishte me origjine nga Skrapari dhe jetonte ne kryeqytet. Nderkaq, sipas familjareve te tij, djali 24-vjecar nuk kishte pasur te dashur dhe nuk ka qene ky shkaku qe ai i ka dhene fund jetes. Por policia nuk zbuloi nje shkak tjeter ne lidhje me kete ngjarje te rende, qe tronditi banoret e kryeqyteti, nje mbremje tetori.