Si te pergatisim nje Salmon ne tave
Posti eshte nga Francezja:
Ja menyra e gatimit:
1-tre thela salmon
2-tre qepe mesatare
3-gjysem kanace tul domateje
4- 1 luge salce domate
5- 3-4 luge miell
6- kripe,piper te zi dhe spec djeges sipas deshires
7-vaj ulliri i perzier me vaj lulesh sipas qejfit.
8-majdanos nje tufe
Ne nje tigan veme vajin te nxehet dhe ne te skuqim pak nga te dyja anet peshkun te lyer me pare me miell.
E heqim dhe e vendosim ne tave.
Ne vajin e mbetur skuqim qepen deri sa te marre ngjyre te verdhe. Shtojme salcen e domates me pak fare uje, piperin e kuq dhe specin djeges. E leme te tretet salca rreth 5 minuta.
Me pas shtojme gjysmen e kanaces me tul domateje,kripen dhe majdanozin. I perziejme nja 7-8 minuta pastaj te gjithe kete mase ja hedhim siper peshkut qe me pare e vume ne tave.
I futim ne furre 180 grade 30-40 minuta. Ky eshte hapi perfundimtar.
Ju Befte Mire