Dita e Novruzit, festa e fisnikėrisė dhe e ringjalljes
Saturday, 22 March 2008
Besimtarėt myslimanė bektashianė kremtojnė sot, Ditėn e Novruzit, ditėlindjen e tė madhit Imam Aliu. Festa e Novruzit shėnon fillimin e vitit tė ri, sipas sektit bektashian dhe pėrkon me ditėlindjen e Imam Alit nė Qabe. Kjo ditė cilėsohet nė mbarė botėn Aleviane si dita e fisnikėrisė bektashiane dhe dita e ringjalljes sė madhe. Nė kėtė ditė ēdo gjė mund tė ringjallet, lind shpresa, ringjallja pėr gjithė njerėzimin. Ajo ėshtė njė ditė e re, kur tė gjithė shpresojnė pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Nė Shqipėri Dita e Novruzit, festa mė e rėndėsishme e Bektashizmit, u dekretua si festė kombėtare pesė vjet mė parė.Nė vendin tonė sekti i bektashinjve, ėshtė i vendosur kryesisht nė jug tė vendit, ndėrkohė qė ai ka njė shtrirje tė konsiderueshme nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Bektashinjtė janė tė pėrhapur nė Kosovė dhe nė Maqedoni, ku krahas synitėve ata pėrbėjnė popullsinė shqiptare tė besimit mysliman. Pėrfaqėsuesit e Bektashizmit, kanė dhėnė njė ndihmė tė madhe nė ēėshtjen kombėtare, duke filluar qė nga periudha e Rilindjes Kombėtare, Pavarėsisė dhe gjatė luftės pėr Ēlirim. Bektashizmi ėshtė njė urdhėr fetar islamik me njė teori filozofike tė vetėn dhe tė veēantė. Ai lindi nė Anadoll nė shekullin e XIV dhe mori kėtė emėr nga themeluesi i saj Haxhi Bektash Beliu. Nė Shqipėri, Bektashizmi depėrtoi me pushtimin osman nė qytete dhe qendra garnizonesh si Krujė, Elbasan, Gjirokastėr, Tepelenė, Frashėr etj. Sipas burimeve historike, Bektashizmi njohu njė pėrhapje tė gjerė nė popullsinė shqiptare tė pakėnaqur nga reformat centralizuese tė Portės sė Lartė, pasi kleri bektashi pėrkrahu lėvizjet popullore kundėr pushtetit osman, si dhe pėrdori gjuhėn shqipe pėr njė letėrsi tė tijėn.