Zyra e marredhenieve me publikun prane Kryeministrise ka bere publike komunikaten per shtyp te zedheneses se kryeministrit Sali Berisha ne lidhje me shkarkimin e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango, pas disa pamjeve te abuzimit te tij me detyren te shfaqura ne emisionin “Fiks Fare”.
“Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur ne media eshte i papranueshem ne moralin dhe standardet e qeverise qe ai drejton dhe kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve”, thuhet ne komunikaten per shtyp publikuar ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave.
“Z. Pango lidhur me kete ceshtje i tha kryeministrit Berisha se kemi te bejme me nje montature te mirefillte te medias”, thuhet ne komunikate.
“Kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i z. Pango nuk mund te sqarohet dhe saktesohet duke mbajtur postin e ministrit”, sqaron me tej zyra per shtyp e Kryeministrise.
Kjo Eshte Video E Cila Tregon Qarte Reagimin E Profesor Ylli Pangos
Prokuroria nis hetimin per skandalin
Prokuroria ka nisur hetimet ne lidhje me skandalin e ish-ministrit te Kultures, Ylli Pango.
Prokuroret kane kerkuar qe te marrin ne dorezim filmimet e realizuara nga emisioni "Fiks Fare" per te vertetuar autencititetin e tyre.
Nderkohe Kodi Penal parashikon penalizime per raste te ngjashme. Zoti Pango nderkohe eshte shkarkuar nga kryeministri Berisha menjehere sapo "Fiks Fare" po transmetonte videon e skandalit.
Burimi:Top Channel