Nje tragjedi familjare u shenua ne Kallamata te Greqise. Protagoniste te ngjarjes qe shokoi opinionin grek eshte nje familje shqiptare.
Emigranti Irfan Rama, 40 vjec nga Librazhdi, preu me sharre elektrike te dy kembet e se shoqes perpara dy femijeve te mitur te ciftit, 10 dhe 12 vjec. Sipas policise lokale, Rama kishte mberritur ne qytetin e Kallamates nje dite me pare, se bashku me dy femijet e tij te vegjel, per ti kerkuar bashkeshortes se tij 30 vjecare te kthehej ne shtepine e tyre te cilen ajo kishte braktisur dy muaj me pare.
30 vjecarja ndodhet ne spitalin e Kallamates, ku po operohet. Te kontaktuar prej Top Channel, mjeket e spitalit u bejne apel te gjithe bashkeatdhetareve shqiptare qe jetojne ne kete zone, te dhurojne gjak. 40 vjecari do te dergohet ne gjykate per mase arresti mengjesin e se henes. Per fatin e femijeve do te vendoset ditet ne vazhdim prej nje tjeter gjykate.
Greqi, pranga 4 shqiptareve, po shisnin heroine
Policia helene ka goditur nje organizate te trafikut te lendeve narkotike, ndersa mes te arrestuarve jane edhe kater shqiptare.
Emigrantet shqiptare, bashke me dy shtetas nga Sudani u kapen nga policia ndersa shisnin heroine.
Nga kontrollet e kryera ne automjetet e te arrestuarve u gjeten 6.3 kg heroine, 2.5 kg kanabis, si dhe nje sasi parash prej 7500 eurosh.
Policia gjeti edhe nje liste me emrat e klienteve, ndersa ka nisur hetimet per identifikimin e pjestareve te tjere te ketij rrjeti shperndaresish lende narkotike.