Maska nė fytyrė pėr tė mos u prekur nga gripi mė i ri qė ka prekur Meksikėn dhe SHBA. Kjo ėshtė masa e parė qė personat kanė marrė pėr tė shmangur vdekjen e sigurt qė u kėrcėnohet nga ky grip i ri
Zyrtarėt meksikanė dhe amerikanė tė Shėndetėsisė vazhdojnė kėrkimet pėr prova tė pėrhapjes sė mėtejshme tė njė epidemie tė virusit tė gripit tė derrave, pasi shkaktoi vdekjen e mė shumė se 68 personave nė Meksikė dhe infektoi tetė persona nė SHBA. Ndėrkohė qė nė Meksikė janė mbyllur shkollat dhe muzeumet si dhe janė anuluar akitivitetet e tjera publike, zyrtarėt e shėndetėsisė botėrore nuk pranuan tė shpallin se situata ka arritur nė gjendjen e njė pandemie. Por ndėrkohė paralajmėruan se raste tė reja tė gripit tė derrave mund tė zbulohen, ndėrsa virusi po pėrhapet te njerėzit dhe ka infektuar edhe persona qė nuk kishin kontakte me tė tjerė. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė deklaroi se virusi qė kishte prekur 12 nga pacientėt meksikanė ishte gjenetikisht i njėjtė me njė virus tė ri tė gripit tė derrave, tė quajtur H1N1, qė u zbulua te tetė persona nė Kaliforni dhe Teksas, tė cilėt mė vonė u shėruan. Qeveria meksikane deklaroi se virusi kishte shkaktuar vdekjen e 20 personave dhe mund tė jetė shkaktari i 48 vdekjeve tė tjera. Nė total janė raportuar 1004 raste tė dyshuara si tė infektuara nga ky virus. Ministri i Shėndetėsisė, Jose Angel Cordova, gjatė njė interviste televizive, u bėri thirrje shtetasve tė evitonin turmat e mėdha dhe tė pėrdornin maska nė fytyrė, ku shtoi se nuk kishte garanci pėr faktin se vaksinimi do t'i mbronte nga infeksioni i kėtij virusi. (balkanweb)