Altin Latifi
Interi ėshtė rikthyer dhe e ka festuar me njė fitore 100 vjetorin e krijimit, duke mposhtur 2-0 nė San Siro Rexhinėn. Pavarėsisht se nuk ishte njė skuadėr e frikshme, ajo e djeshmja e hedhur nė fushė nga Manēini tregoi shenja tė mira edhe pse shpėtoi disa herė nga portieri Hulio Cesar. Zlatan Ibrahimoviē gjeti golin qė nė minutėn e 14-tė, pas njė penallti tė dyshimtė tė akorduar nga arbitri. Nė fakt, pengimi u duk jashtė zonės, por kjo nuk i ndaloi zikaltėrit tė festonin avantazhin. Rexhina pati katėr raste tė mira, por Hulio Cesar u tregua u pakalueshėm. Nikolas Burdizo realizoi edhe golin e dytė nė minutėn e 35-tė, me njė goditje tepėr tė saktė me kokė.
Dhurata e Milanit
Dita e djeshme ka qenė njė festė e vėrtetė nė kampin zikaltėr. Gjithēka nisi me njė dhuratė qė Milani u bėri kushėrinjve me rastin e 100 vjetorit dhe qė u dha fund polemikave tė nisura dy ditė mė parė, kur Morati e quajti Interin klubin mė tė ndershėm tė Italisė dhe pėrfaqėsuesin e denjė tė qytetit. Galiani reagoi ashpėr dhe dje klubi i Interit kėrkoi falje me anė tė njė komunikate pėr shtyp. Zikaltėrve u ėshtė dhuruar njė pjatė me mbishkrimin Bashkė pėr historinė, bashkė pėr qytetin, me firmėn e presidentit Berluskoni. Incidenti tashmė ėshtė i mbyllur, deklaroi administratori Adriano Galiani.
Festa
Natyrisht qė ēdokujt do ti tėrhiqte vėmendjen atmosfera e festės qė ishte krijuar nė San Siro pėrpara fillimit tė kėtij takimi. Stadiumi ka qenė tėrėsisht zikaltėr, me dy pankarta gjigande qė ishin vendosur nė kthesėn veriore, aty ku qėndrojnė ultrasėt. Njėra prej tyre simbolizonte flamurin italian, ndėrsa tjetra e bardhė me njė kryq nė mes, si fanela e re e Interit. Pėrpara ndeshjes, 825 fėmijė kanė sfiluar nė fushė, duke pėrfaqėsuar kėshtu tė gjithė futbollistėt qė kanė luajtur me Interin qė prej vitit 1908, yjet e djeshėm dhe tė sotėm. Festa ka qenė njė emocion i vėrtetė dhe natyrisht qė dekori i tifozėve e pati zbukuruar mė shumė. Pėrpara takimit tė djeshėm ndaj Rexhinės, lojtarėt patėn bėrė thirrje pėr triumf ndaj Liverpulit tė martėn, qė do tė ishte edhe dhurata mė e bukur pėr presidentin Morati dhe tifozėt.