Mė shumė se dhjetė persona janė mbytur tė shtunėn kur anija turistike "Ilinden" u fundos nė rreth 200 deri 300 metra nga bregu i ujėrave tė Liqenit tė Ohrit, nė afėrsi tė autokampit "Eleshec", njofton agjencia MIA. Druhet se numri i viktimave mund tė jetė mė i madh.
Anija, sipas informacioneve jozyrtare ka transportuar njė grup prej pesėdhjetė turistėsh nga Bullgaria. Pėr momentin po vazhdon aksioni pėr nxjerrjen e trupave tė viktimave. Janė angazhuar ekipe tė policisė sė liqenit me barka, ekipe tė zhytėsve specialė dhe tė gjitha automjetet e ambulancave, me tė cilat disponon shėrbimi pėr ndihmė urgjente nė Ohėr.
Arsyeja pėr aksidentin ende nuk ėshtė bėrė e ditur, ndėrsa vendi ėshtė i siguruar nga policia, e cila nuk lejon qasje. Nė vendin e aksidentit pritet tė mbėrrijė ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski.
Jozyrtarisht, tė parėt nė ndihmė tė udhėtarėve nė anijen e fundosur kanė ardhur persona nga autokampi me barkė, tė cilėt kanė arritur tė shpėtojnė njė pjesė tė madhe tė tyre.