Kanuni i Lekė Dukagjinit ose kanuni i malėsisė ėshtė pėrmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare tė Shqipėrisė sė Veriut nė njė libėr, nė rrjedhėn e disa qindvjeēarėve, para dhe pas jetės sė Lekė Dukagjinit.
Thelbi i Kanunit tė Lekė Dukagjinit janė fjalėt e urta tė dala nga goja e tij, qė u ruajtėn (dhe u pasuruan) brez pas brezi pėr gati gjashtė shekuj.
Ata janė pėrēuar gojarisht nga brezi nė brez. Ligjet e "Kanunit" kane shėrbyer pėr mė shumė se pesė qindvjeēarė si mėnyra e themeltė e sjelljes shoqėrore dhe vetėqeverisjes pėr klanet e Shqipėrisė sė Veriut, edhe atėherė kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Rėndėsia e Kanunit nė historinė e popullit shqiptar mund tė mbivlerėsohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnė ende tė ushtrojnė njė ndikim tė ndjeshėm ndėr shqiptarėt qė jetojnė nė Shqipėri dhe Kosovė, si edhe nė vendet tjera nė tė cilat kanė shtegtuar shqiptarėt.
Forma e parė e tij e shkruar i referohet Lekė Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar qė mė pėrpara. Libri i Kanunit tė Lekė Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefėn Gjeēovi gjate viteve 1910-1925.
Kanuni i Lekė Dukagjinit u pėrkthye fillimisht nė gjuhėn italiane, pastaj serbisht, frėngjisht, rusisht, anglisht dhe nė ndonjė gjuhė tjetėr.
Gjithsej janė gjashtė kanune "Kanun'i vjetėr", "Kanuni i Lekė Dukagjinit", "Kanuni i Ēermenikės", "Kanuni i Papa Zhulit", "Kanuni i Labėrisė" dhe "Kanuni i Skėnderbeut" ose ndryshe "Kanuni i Arbėrisė".
Kodi i Leke Dukagjinit ėshtė i pėrbėrė nga 12 libra dhe rreth 1200 nene.
Katėr shtyllat e Kanunit janė :
- Nderi
- Mikpritja
- Sjellja
- Fisi
(Burimi: Wikipedia)
Ata qe kane deshire ta lexojne, mund ta shkarkojne ne formatin.pdf (hapet me Adobe Reader ose me Google Chrome)
Shkarko