Dashuria ndoshta edhe ėshtė shpikur pėr tė varfrit, por paraja dhe prona nuk janė gjėrat e vetme nė tė cilat dashuria e merr hakun e vet nė jetėt tona.Pavarėsisht asaj qė pėlqejnė tė flasin se si dashuria ėshtė diēka tė cilėn e shijojnė kryesisht ata tė varfrit (pasi qė nuk mund ti lejojnė vetes asnjė gjė tjetėr), dashuria e ka ēmimin e vet, por jo domosdo atė nė tė cilin do tė kishit menduar sė pari.
Hulumtuesit nga Universiteti nė Oxford kanė kryer hulumtimin i cili pėr herė tė parė nė histori ka tentuar tė pėrgjigjet nė ēėshtjen e ndikimit tė gjetjes sė dashurisė sė re nė numrin e miqve qė i ka ai person. Rezultatet kanė befasuar edhe vetė shkencėtarėt.
Sipas tij doli qė me fillimin e lidhjes sė re, personi mesatar heq dorė nga madje dy miq tė ngushtė. Shkencėtarėt kanė hulumtuar numrin e njerėzve nė rrjetin e ngushtė tė personave tė afėrt qė i ka dikush dhe kanė pėrfunduar qė me hyrjen nė lidhjen e re ai numėr zvogėlohet nga pesė nė katėr. Pasi qė njė nga ato persona ėshtė partneri i ri, ėshtė lehtė tė pėrfundohet se si nė fakt humben dy miq tė afėrt.
Profesori Dunbar, autor i studimit, pohon se si shpjegimi mė i mundshėm i kėtij fenomeni qėndron nė mungesėn e kohės sė lirė, tė cilėn personi mund tua kushtojė miqve, pasi qė lidhja e re shumicės nga ne i merr njė pjesė tė konsiderueshme tė pėrditshmėrisė.
Pėr nevojat e hulumtimit, rrethi i miqve tė ngushtė definohet me miqtė tė cilėt i takojmė tė paktėn njė herė nė javė dhe nė mbėshtetjen emocionale tė tė cilėve mund tė llogarisim kur e kemi vėshtirė. Meshkujt mesatarisht kanė mes katėr dhe pesė miq tė ngushtė, ndėrsa te femrat kjo shifėr ėshtė nė mes pesė dhe gjashtė.
Ėshtė treguar edhe se si rrethi mė i gjerė shoqėror i personit mesatar ka rreth 150 njerėz, ku janė numėruar miqtė, familja dhe tė njohurit. Ėshtė interesant qė personat mesatarė njėkohėsisht kanė 229 miq apo shokė nė Facebook.
Burimi: Koha Net