Lėvizjet e mjeteve automobilistike nė akset kryesore rrugore tė qarkut tė Kukėsit janė vėshtirėsuar sė tepėrmi nga krijimi i shtresave tė akullit pėrgjatė tyre pas reshjeve tė dėborės tė rėna gjatė ditėve tė fundit.
Kjo ka bėrė qė tė shtunėn nė mėngjes disa mjete qė janė nisur nga Kukėsit nė drejtim tė Tiranės janė detyruar tė kthehen mbrapsht. Nisur nga kjo situatė e vėshtirė, janė ndėrmarrė aksione pėr hedhjen e skorieve nė segmentet mė problematike.
Bėhet me dijeni se lėvizja e mjeteve veē aksit kryesor rrugor Morinė-Kukės-Qafė Shllak ėshtė mjaft e vėshtirė, e kjo edhe nė akset rrugore Kukės-Krumė, Kukės-Shishtavec dhe Kukės-Bushtricė.
Situata edhe mė e rėnduar ėshtė nė akset rrugore rurale e komunale, njė pjesė e tė cilave vazhdojnė tė jenė tė bllokuara jo aq nga bora qė arrin trashėsinė deri nė 50 centimetra, por nga akulli.