Nese keni patur me pare eksperinca me lexues te ndryshem MP3, ne rastin e iPhone, iPad, iPod gjithēka ndryshon. Ne disa hapa do mundohem tu bej te qarte si mund te hidhni muziken tuaj te preferuar ne aparatet Apple. Proēedura eshte njesoj si per iPhone, iPad apo iPod. Jane dy menyra per ti hedhur, ajo automatike, si dhe manuale. Do te preferoja ate manualen pasi eshte dhe me mire, pasi zgjedhim muziken qe na pelqen me shume.
Hapi i Pare:
Ju duhet te shkarkoni nje program nga Apple qe quhet iTunes. Programi eshte falas dhe mund te instalohet si ne Apple dhe Windows. Nese e keni shkarkuar kaloni tek hapi dyte.
Hapi i Dyte:
Lidhni iPhone, iPad ose iPod me kompjuterin tuaj dhe hapni iTunes. Pas pak ēaste do te shikoni se aparati do te njihet nga programi:
Zgjidhni File-> Add Folder to Library per te futur muzike ne iTunes. (ose terhiqi filet ne hapsiren Muzike)
Hapi i Trete
Klikojme mbi emrin qe na u shfaq dhe me pas zgjedhim Music:
Ketu kemi disa mundesi:
Te sinkronizojme te gjithe librarine muzikore - Sync do te thote ēfare ke ne ne nje ante te kesh dhe tek ana tjeter.
Te mbushim pjesen bosh me muzike - Mund ta beni duke zgjedhur opsionin e fundit.
Te zgjedhim muziken qe duam per te degjuar - Ajo qe ne do te bejme.
Zgjidhni Selected Playlist.... dhe me pas zgjidhni playlisten, kengetarin qe doni te keni me vete ne iPhone ose iPod.
Ah, per te krijuar nje Playlist eshte shume e thjeshte! Klikon mbi butonin PLUS + qe gjendet ne cepin e poshtem nga ana e majte e programit.
Per te vendosur muzike ne play list zgjidhni playlisten dhe importoni muziken ose zgjidhini playlisten dhe terhiqni muziken mp3 ne dritare.
Ne fund te ēdo proēesi mos harroni te beni SYNC, perndryshe muzika nuk do te trasferohet.
Nese keni probleme, shkruani me poshte!