Ndeshja Roma-Inter, e vlefshme pėr javėn e 22-tė tė Serisė A dhe qė parashikohej tė luhej tė shtunėn nė orėn 15.00, ėshtė shtyrė nga Prefekti i Romės, Giuseppe Pecoraro pėr shkak tė kohės sė keqe dhe do tė luhet tė dielėn nė tė njėjtėn orė.
Gjithashtu ėshtė vendosur tė shtyhet pėr shkak tė borės edhe ndeshja tjetėr qė parashikohej pėr tė shtunėn, Cesena-Catania. Ende nuk ėshtė vendosur se kur do tė zhvillohet kjo ndeshje.
Koha e keqe qė ka pėrfshirė Italinė ka bėrė qė shumė takime tė shtyhen pėr shkak tė kushteve tė kėqia jo vetėm tė fushave, por edhe kushteve nė shkallėt e stadiumit. Edhe nė javėn e 21 tė Serisė A u shtynė ndeshjet Parma-Juventus, Bologna-Fiorentina dhe Siena-Catania.
Ndėrsa ndeshjet e tjera tė javės sė 22-tė, sėrish pėr shkak tė motit tė keq, do tė luhen tė gjitha tė dielėn nė orėn 15.00.