Ėshtė mbyllur procesi i ratifikimit tė protokolleve tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, pasi edhe dy shtete tė fundit, Greqia dhe Holanda, kanė votuar pro kėtij protokolli. Me kėto vendime pėrfundon procedura e ratifikimit tė protokolleve nga parlamentet e tė gjitha vendeve anėtare tė NATO-s, dhe i hapet rruga anėtarėsimit tė plotė tė Shqipėrisė nė Aleancė, nė samitin e ardhshėm tė Strasburg-Kehl-it.
Me kėtė rast, Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė ka falėnderuar tė gjitha vendet anėtare tė Aleancės pėr impenjimin e dėshmuar, nė pėrmbushje tė angazhimit politik, tė marrė gjatė Samitit tė Bukureshtit, pėr tė ratifikuar Protokollet e Anėtarėsimit pėrpara Samitit tė prillit 2009.
Ministria e Punėve tė Jashtme vlerėson gjithashtu se, periudha e shkurtėr - vetėm disa mujore, gjatė sė cilės u realizuan tė gjitha ratifikimet, ėshtė njė shprehje tjetėr e mbėshtetjes sė vazhdueshme dhe tė pakursyer qė vendet anėtare tė NATO-s i kanė dhėnė Shqipėrisė nė rrugėn e saj tė integrimit euroatlantik.
Duke pėrfituar nga ky rast i shėnuar, Ministria e Punėve tė Jashtme i ka siguruar vendet anėtare tė NATO-s se Shqipėria ėshtė e gatshme pėr tu pėrballur me pėrgjegjėsitė dhe detyrimet qė rrjedhin nga anėtarėsimi nė kėtė Aleancė dhe ėshtė plotėsisht e vendosur pėr tė vijuar procesin e reformave nė drejtim tė konsolidimit tė mėtejshėm institucioneve dhe shtetit ligjor, me qėllim pėrmbushjen e standardeve tė nevojshme qė kėrkon integrimi euroatlantik.
Nė samitin e muajit prill tė krerėve tė vendeve tė NATO-s, pritet qė Shqipėria dhe Kroacia tė bėhen anėtare me tė drejta tė plota nė Aleancėn e Atlantikut.
Megjithatė, tashmė e vetmja pengesė mbetet Sllovenia. Parlamenti slloven e ka miratuar Protokollin e anėtarėsimit nė NATO tė Kroacisė dhe Shqipėrisė, edhe me votat e partive kryesore tė opozitės. Por presidenti i vendit nuk e ka firmosur dekretin, pėr shkak tė kėrkesės sė grupeve nacionaliste pėr njė referendum pėr kėtė ēėshtje, zyrtarisht pėr shkak tė problemeve tė vjetra kufitare, mes Sllovenisė dhe Kroacisė.
Sidoqoftė, pritet qė deri tė referendumi nuk do tė vije fare, sepse ai kundėrshtohet nga shumica e partive sllovene.