Truket pėr t’u pastruar

Kundėr fryrjes sė barkut, celulitit dhe defekteve tė lėkurės: tė pastra brenda, tė bukura jashtė. Nga banjat me ujė me kripė, te kafeina, metodat pėr tė larguar lėndėt helmuese nga trupi nė mėnyrė qė tė jeni mė tė lehta gjatė verės
Shiheni nė pasqyrė dhe nuk ndiheni rehat me veten? Veshjet ju ngushtojnė nė “pikat kritike” tė trupit dhe pas vakteve e keni barkun tė fryrė si top futbolli? Nuk dilni rregullisht nė banjė dhe nė mbrėmje i keni kėmbėt e fryra? Ėshtė koha pėr t’iu gjetur njė ilaē tė gjitha kėtyre problemeve. Njė dietė “pastruese” e bėrė nė mėnyrėn e duhur mund t’iu rinojė trupin dhe mendjen. Sipas specialistes sė mirėqenies Alyacea Ungaro, personi mė i dashur pėr yjet e Hollivudit, ekziston njė pėrbėrės psikologjik pastėrtie, i cili tė ndihmon tė nxjerrėsh tė keqen nga trupi. Pėr tė arritur kėtė nuk ju ndihmon vetėm dieta. Ju mund tė provoni nga banjat me ujė tė kripur te metodat e vjetra, si ajuveda ose agopuntura, pėr t’u ndier mė tė lehta dhe tė pastra brenda.

AGOPUNTURA
Kjo praktikė e lindur para pesėmijė vjetėsh kuron ēdo gjė, nga problemet me lėkurėn te dispepsitė. Edhe personat qė vuajnė nga kapsllėku dhe fryrja e barkut mund tė gjejnė menjėherė shėrim. Mjeshtėrit e agopunturės i dallojnė helmet e trupit duke ekzaminuar gjuhėt e pacientėve dhe nė bazė tė ngjyrės arrijnė tė kuptojnė gjendjen e organeve tė brendshme. Kėshtu ata fusin gjilpėra tė holla nė zona tė caktuara tė trupit, nė mėnyrė qė tė rigjejnė ekuilibrat e energjisė.

KARBONI
Pėr qindra vjet japonezėt e kanė pėrdorur karbonin qė mbetet nga djegia e drurit tė bardhė pėr tė thithur substancat e ndryshme, nga helmi te refluksi i ushqimeve, qė shkaktojnė shumė probleme dhe aromė tė keqe tė gojės. Poret e karbonit nė fakt thithin gazet dhe helmet e trupit. Qymyr druri, nė tableta ose kapsula, ėshtė shumė i kėshillueshėm pėr tė luftuar fryrjen e barkut dhe meteorizmin (gazra tė tepėrt tė barkut), shqetėsime qė vėrehen pas ngrėnies sė njė vakti, ose shfaqen veēanėrisht nė darkė, pasi keni ngrėnė shumė.

KAFEJA
Nėse ia bashkėngjisni njė diete tė shėndetshme, kafeja (ashtu edhe ēaji), pėrveēse mund t’iu ndihmojnė pėr t’u dobėsuar, ėshtė nė gjendje tė stimulojė metabolizmin bazė. Veē tė tjerash kafeina ėshtė mjaft e pėrdorur edhe te produktet kozmetike, sidomos te kremrat, pėr tė trajtuar dhjamin nė zona tė caktuara dhe pėr tė luftuar lėkurėn e urryer tė portokallit. Gjithashtu kafeina ėshtė e shkėlqyer pėr tė luftuar edhe celulitin.

KRIPA
Kripa lufton inflamacionet e ndryshme dhe prodhon jone negative, grimca tė shpėrndara nėpėr ajėr, tė cilat janė nė gjendje tė na dhurojnė mirėqenie (ja pėrse ajri i pastėr i plazhit na bėn tė ndihemi mirė si nga gjendja fizike ashtu edhe ajo psikologjike). Njė banjė me ujė tė kripur, dy ose tri herė nė javė, ndihmon nė luftimin e celulitit, eliminon helmet e trupit dhe aromatizon lėkurėn. Ideale do tė ishte kripa e bardhė qė pėrdorim pėr tė gatuar, ose kripa integrale e detit. Mbushni vaskėn me ujė tė vakėt, pastaj hidhni kripė, disa alga dhe esenca tė ndryshme vajore. Tė jeni tė sigurt se pas kėsaj banje do tė ndiheni shumė mė mirė.

AJURVEDA
Kjo teknikė e lashtė kuron shqetėsimet e ndryshme, siē janė aknet, duke pėrdorur esenca vajore qė pastrojnė lėkurėn dhe e ēlirojnė nga helmet. Ėshtė ideale pėr t’i kthyer lėkurės substancat ushqyese. Aloe vera ėshtė njė nga bimėt mė tė dobishme pėr tė kuruar kėtė shqetėsim antiestetik dhe pėr t’i larguar aknet pėrgjithmonė nga lėkura.

RREZET INFRA TE KUQE
Nxehtėsia e prodhuar nga kėto rreze ėshtė njė aleat i shėndetit fizik dhe psikologjik. Bėhet fjalė pėr njė teknikė tė pėrdorur edhe nėpėr spitale. Nxehtėsia futet nė lėkurė duke ngrohur menjėherė trupin dhe ajrin pėrreth. Poret e lėkurės hapen, duke ēliruar qelizat e vdekura dhe helmet. Rrahjet e zemrės rriten dhe enėt e gjakut zgjerohen. Perfekte pėr kėtė do tė ishin kabinat prej druri, ku mund tė shijohet njė atmosferė rigjeneruese.