Gert Bogdani: Dasmėn do ta nis nė pub

Njė dasmė larg tradicionales! E tillė do tė jetė ceremonia martesore e deputetit tė Partisė Demokratike, Gert Bogdani. Pas njė lidhjeje tė gjatė tė nisur qė nė bankat e gjimnazit, ēifti simpatik Bogdani-Ēepani vendosi mė nė fund tė kurorėzojė me martesė dashurinė e tyre disavjeēare. Planet janė pėr tri festa tė ndryshme. E para do tė organizohet tė premten me miqtė e tij demokratė, dhe nė njė vend ēuditėrisht tė pashfrytėzuar kurrė mė parė si njė ambient dasme, siē ėshtė club-i i natės "Folie". A do tė shkojė lideri i tė djathtėve, kryeministri Sali Berisha nė kėtė vend, kjo ngelet pėr t'u parė. Megjithatė, ceremonia qė do tė mbahet nė njė kala nė Jug tė Shqipėrisė do tė jetė mė zyrtare, e qė do tė vijohet tė dielėn me njė darkė familjare.
Ceremonitė
Festa e sė premtes nė tė cilėn do tė mblidhen bashkė tė gjithė miqtė e ēiftit, kolegėt, njerėzit e medias etj, do tė organizohet nė klubin e njohur nė qendėr tė kryeqytetit, "Folie". Menjėherė pas kėsaj feste, ēifti do tė niset nė njė prej kalave nė Jug tė Shqipėrisė, nė tė cilėn dhe do tė kryejnė ceremoninė e betimit. Ende nuk e dimė nėse pas kėsaj ceremonie Edlira do tė vijojė tė mbajė mbiemrin e saj, apo tė Gertit. Zėra tė afėrt me ēiftin pohojnė se Edlira dėshiron tė mbajė mbiemrin e saj, por kjo gjė mbetet ende pėr t'u parė. Tė dielėn do tė organizohet ceremonia familjare, nė tė cilėn do tė jenė tė ftuar tė gjithė tė afėrmit e ēiftit.
Tė ftuarit
Pėrveē familjarėve dhe miqve tė pėrbashkėt tė ēiftit nė mbarė botėn, nuk do tė mungojnė nė ceremoninė martesore as emra tė njohur tė medias, pėrfaqėsues tė rinisė nga disa parti popullore nė Europė, politikanė e deputetė tė Partisė Demokratike. Jemi vėnė nė dijeni se i ftuar nė kėtė ceremoni ėshtė edhe kryeministri i vendit, Dr. Sali Berisha, por ende nuk dihet nė ėshtė konfirmuar ose jo prezenca e tij nė kėtė ceremoni festive.
Veshjet
Fustanet e Edlirės janė tė stiluara mjaft bukur nga njė dizenjues italian. Janė dy fustane tė thjeshta dhe shumė tė fisshme, larg dantellave a xixave tė tepruara, sepse tė gjithė ata qė e njohin, e dinė qė Edlira mė shumė se gjithēka vlerėson thjeshtėsinė. Edhe Gerti do tė ketė gjithashtu dy kostume, njė pėr darkėn e sė premtes dhe njė tjetėr pėr ceremoninė e sė shtunės.
Muaji i Mjaltit
Por, surprizat e Gertit nuk kanė tė mbaruar. Ai ka menduar qė muajin e mjaltit ta kalojnė nė Kubė, vendi nė tė cilin edhe ėshtė rritur Edlira. Ky fakt e ka gėzuar pa masė Edlirėn, pasi ajo do tė rikthehet nė vendin e fėmijėrisė pas 13 vitesh. Ndėrsa e pyesim nė lidhje me kėtė surprizė, ajo na pėrgjigjet: "Jam pėrfundimisht shumė e gėzuar. Gerti ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet djali i surprizave". "Ai gjen gjithmonė njė motiv pėr tė mė bėrė tė lumtur, pėr tė mė gėzuar, pėr tė mė kaluar stresin e ditėve tė ngarkuara me punė", - pėrfundon drejtoresha simpatike e ASAN.
Gert, do tė na tregosh ndonjė detaj special nga dasma e kėsaj fundjave? Cilėt do tė jenė tė ftuarit?
Do tė ketė tri festa pėr dasmėn tonė. E para do tė realizohet tė premten e 16 korrikut dhe nė tė do tė jenė tė ftuar miqtė tanė tė pėrbashkėt, deputetėt e Partisė Demokratike, si dhe njerėz tė medias.
Dasma do tė jetė e bazuar nė traditė?
Ceremonia do tė pėrmbajė shumė pak elementė tradicionalė, do tė jetė mė shumė diēka moderne. Edhe ato pak elementė tradicionalė janė futur pėr shkak tė tė ftuarve nga jashtė, nė mėnyrė qė t'i njohim dhe ata me traditat shqiptare.
Ku keni bėrė nė plan ta kaloni muajin e mjaltit?
Muajin e mjaltit kam menduar ta kalojmė nė Kubė, vendin nė tė cilin dhe ėshtė rritur Edlira. Dėshiroj shumė qė tė njihem edhe unė me lagjen, rrugėt, kulturėn me tė cilėn ėshtė rritur Edlira. Veē kėsaj mendova qė t'i bėja dhe njė surprizė Edlirės, pasi ajo kthehet nė vendin e fėmijėrisė pas 13 vitesh.
E keni blerė shtėpinė nė tė cilėn do tė jetoni pas dasmės?
Shtėpinė e kemi blerė dhe jemi nė arredim e sipėr, pasi ėshtė shumė e vėshtirė qė tė bėsh shumė gjėra njėkohėsisht.