Traditat mė tė lashta tė Islamit po pėrkrahen edhe nga teknologjitė mė tė fundit, dhe tė gjitha ta qė agjėrojnė muajin e shenjtė tė Ramazanit, qė ka filluar sot do tė kenė rastin ta pėrcjellin atė me kohė pėrmes aplikacioneve tė fuqishme pėr pajisje tė ndryshme mobile.
Aplikacionet si “iPray” apo “iQuran” ofrojnė njė pėrkujtim tė mirė pėr periudhat e faljes, gjersa programet “Find Mecca” dhe “mosque finder" ndihmojnė qė udhėtuesit Mysliman nė njė qytet tė panjohur tė gjejnė vendin mė tė afėrt pėr tu falur.

”Kur i kam parė kėto aplikacione pėr herė tė parėm, unė mendova: kjo ėshtė diēka e mahnitshme” tha James Otun, i cili ka disa aplikacione islamike nė Apple iPhone dhe iPad tė tij. “Kushdo qė ka pasur kėtė ide e ruajt Zoti”.

Aplikacionet nuk janė vetėm pėr muajin e shenjtė tė ramazanit, ;por ka edhe aplikacione tė tilla qė ju lejojnė tė gjeni vendet mė tė afėrta ku mund tė blini ushqime tė pėrgatitura sipas rregullave tė islamit, tė mėsoni shqiptimet e duhura tė lutjeve ditore nė gjuhėn Arabe, apo edhe tė numėroni faqet e Kuranit qė kanė lexuar atė ditė.

Ka aplikacione tė ngjashme edhe pėr religjionet tjera duke pėrfshirė aplikacione prej Biblės e deri tek Bhagavad Gita njė bukurshkrim i shenjtė Hindus.

Herėn e parė qė Sumeyye Kalyoncu dėgjoi pėr "Adhan" (aplikacion pėr thirrje tė Ezanit nė celularin tuaj iPhone), ajo u kaplua nga nostalgjia pėr vendin e saj tė lindjes, Turqinė. Aplikacione tė tilla janė jashtėzakonisht tė popullarizuara nė SHBA thekson Kalyoncu, pasi qė xhamitė nuk bėjnė thirrje tė ezanit pėrmes altoparlantėve, sikurse qė bėjnė nėpėr shtetet myslimane.

Kalyoncu pėrdor njė aplikacion nė iPhone tė quajtur iPray Lite, i cili pėrcjellė periudhat e faljeve ditore.

Disa prej aplikacioneve janė pa pagesė, e disa kanė ēmime qė shkojnė prej 99 cent deri nė 2.99 dollarė, megjithėse ka edhe mė tė shtrenjta.

Datat e Ramazanit ende pėrcaktohen nga kalendari hėnor, dhe llogaritjet mund tė dallojnė nė varėsi tė komuniteteve myslimane anembanė botės. Zinnur Tabacki, pronar i njė dyqani librash fetare, thotė se Islami nuk ėshtė kundėr teknologjisė. “Islami ka filluar para 1.400 viteve dhe nė atė kohė nuk ka pasur kushedi se ēfarė teknologji, por ata kanė ditur ēdo gjė” shtoi ai.

Por edhe xhamitė kanė avancuar me teknologjinė. Pėr shembull xhamia nė Paterson, New Jersey, e quajtur “Xhamia e Madhe”, ka 16 kamera tė cilat u vendosėn pėr ēėshtje sigurie, por njė pjesėmarrės inovativ i xhamisė po i shfrytėzon ato pėr tė transmetuar drejtpėrsėdrejti shėrbimet nė internet, nė mėnyrė qė tė moshuarit, tė sėmurėt dhe ata qė nuk janė nė gjendje tė shkojnė nė xhami, tė arrijnė t’i pėrcjellin ato nga shtėpia. Udhėheqėsit e xhamive thonė se transmetimet e drejtpėrdrejta janė bėrė nė veēanti tė popullarizuara nė mesin e familjarėve tė emigrantėve qė kyēen nga jashtė vendit pėr tė dėgjuar lutjet e njėjta sikurse familjarėt e tyre nė New Jersey.

Otun, njė pėrcjellės i teknologjisė, thotė se aplikacionet nė iPhone dhe iPad po e bėjnė atė njė mysliman mė tė devotshėm. Atij kėto aplikacione i ndihmojnė me alarme pėr t’i treguar kur duhet tė falet, pasi qė ai punon si ngasės i njė limuzine, dhe gjithashtu i ndihmojnė atij pėr t’i treguar ku gjenden restorantet mė tė afėrta qė shėrbejnė ushqim sipas mėnyrės myslimane.

”Nėse harron tė falėsh, nuk ėshtė faji yt, sepse je njeri; ju mund tė harroni dhe ta bėni kėtė mė vonė” tha Otun. “Por tani janė kėto aplikacione qė mund tė ndryshojnė gjėrat”.

Aplikacioni favorit i Otun quhet Mecca, qė ėshtė njė program me kompas me njė indikator elektronik qė ndryshon prej tė kuqe nė tė gjelbėr, kur arrini nė kėndin e saktė prej 58 shkallė nė verilindje pėr tė bėrė lutje (shenjė qė tregon se jeni drejtuar kah Meka) qė ėshtė njė kusht pėr tė gjithė Myslimanėt qė falen.

Otun thotė se iPhone tė bėnė emocional. “Nuk mund tė bart 10.000 faqe librash, por mė shumė se kaq mund tė keni nė xhepin tuaj. Kjo nuk ka ēmim” thotė ai.