LETRA E NĖNĖS
Radhėt i kishte shkruar
me lotėt e saj
liqe i pafund
pėrmallimi
i derdhur nėpėr fjalė
ata lot,ai mall
i saj,i pėrjetshėm
mė djeg kahdo si zjarr.
-LULE TE BUKURA.jpeg
LETRA E NĖNĖS
Radhėt i kishte shkruar
me lotėt e saj
liqe i pafund
pėrmallimi
i derdhur nėpėr fjalė
ata lot,ai mall
i saj,i pėrjetshėm
mė djeg kahdo si zjarr.
-LULE TE BUKURA.jpeg
BABAI
Fytyra e babit
mu shfaq nė atė ėndėrr
nė orėt e agut
mė tha:
qė tu pėrngjash burrave
bėhu ballė furtunave
forco unin tėnd
mė tha, dhe dhembjet bluaj
nė vetvete, mos u ndjej
kurrė i huaj.
TOKA IME
Tė mė falėsh toka ime
pėr vitet kur isha djalė
mbi ty ndoshta kam lėnė gjurmė
qė tė lėnduan, t’erdhėn rėndė
sapo kuptova se ikėn vitet
pa praninė tėnde,toka mėmė
flokėt e thinjur
zemrėn e vrarė
dua tė mė falėsh
mua fėmiun plak
tė tė dua tash nga larg
me mallin ēmendurak
pėrgjithmonė mallkoj kurbetin
kohėn qė na treti nė kėtė rrugė
mall ta kemi ne njėri-tjetrin.
TRONDITJE KOHĖSH
I thotė e djeshmja tė sotmes
unė lart e ti poshtė qėndrojmė
e sotmja i thotė tė djeshmes
s’bėre gjė fare pėr fatin tonė
pėrgjatė ecjes sė vet
ky ndėrrim kohėsh
kėrkon dritė dhe identitet
jo rrallė na mashtron lakmia
kur dalim nė maje,
pa ēarė kokėn se ēfarė thotė populli
ata tė lodhurit t’pėrvuajturit
me dhembjet e tyre ndėr llėrė
kot provojmė t’i lėkundim askushėt
Shqiprėinė, ata, e kanė nėnė.
DIĒKA SI ZGHĖNDĖR
Portat e ėndrrave
natė e pėr natė
i hapi nė shtrat,
zemra mal mė bėhet
hapėroj nėpėr Gjilan
hy dhe dal
shtigjeve tė tua
kohėn e ndal nė “Kristal”
me poetė me kėngėtarė,
por mėngjeseve trishtohem
sapo takoi fqiun e parė
e mė thotė:Guten morgen.
KĖNGĖ FATI
Nė fytyrėn tėnde
dhembjet t’i lexova
nė mua lexova vuajtjen
qė po fillon prej tash
dhembjet le tė na dhembin bashkė!
FATKEQĖSI BREZASH
Stinėt ndėrrojnė netėt
nė kalendar,s’ndėrrojnė rrugėt
pėr t’pagjumėt mėrgimtarė
rrugė dje
rrugė sot
Evropėn e mbushėm plot -
kohėt ia mbathėn brenda natės
lum i forti nė baltė btė shtrėngatės
rrugė dje,rrugė sot
Evropėn e mbushėm plot
mėrgimtarė e plagė e vrragė
t’pagjumėt ne
si sot si dje.
DIKUR DHE TASH
Kur u nisėm n’rrugėn e dritės
jeta me vdekjen
qėndronin bashkė
shtrat pėr shtrat
ndanin epilogun nė lojė gjaku
pa dhembje assesi s’ka bėrė
shpirtin shtrėngoja me dhėmbė
duroj, prapė, sa mund tė durohet
nga caku nuk lėkund dot mendjen
edhe nė vdeksha
s’dua tė vdes pa emėr.
KUR E MUNDĖM KUĒEDRĖN
Djalli e dėrgoi njė kuēedėr
nė kthetra helm,me gojė flakė
shqiponja i doli para, e ndali
e hodhi t’plandosur nė batak
po u nise ndonjėherė tjetėr
do pėsosh sėrish mė keq
ik zonja e egėr kuēedėr
kthehu nė Karpate te i yti dreq.
E NDJEJ THIRRJEN E NĖNĖS
Shkojnė stinėt
dhe prapė vijnė
dhembjen
ē’ma kanė bėrė grumbull
e ti, biri i nėnės
kaq vite je humbur,
thirrja jote, nėnė
zemrė po ma gris
kėtu i mėrguar n’male
nė njė qytet tė Gjermanisė
a je lodhur
a je plakur, nėnė
nėpėr atė furtunė
saherė tė kujtoj unė ty
motet mė rėndojnė mė shumė.
SIMBOLIKE
Jemi pėrcaktuar pėr dritėn
mbrapa kurrė mė s’do kthehemi
tash e tutje
na duhen dy flamuj
njėrin mbi kufomė
tjetrin mbi pullaz
dhe jeta jonė shqiptare
le tė rend nėpėr breza
krejt origjinale
e bujshme, krenare.
NDARJE QĖ DHEMB
(Azem Shkrelit)
Nė kohėra tė pakohė
pėplot pelin e shtėrngatė
sikur edhe Vdekja
bėnė rendin si pėr inat
nėpėr kohėt e pakohė
ngatėrrohen rendet
sulet e pikas atdhetarėt
e dikund njerėzit e penės
shuan papritmas jetėra
rrėzon tempuj drite
shuan mendje tė holla
maja tė letrave shqipe
e mori Azem Shkrelin
dhe befas e ndau prej shkrimit
vargjet, veprat flasin me kohėt
pėrjetshėm n’vel t’kujtimit.
KUR MA VRANĖ KĖNGĖN
Unė, rrapsodi i harruar
kėngėn e kam pėlcitur
nė njė kohė tė perėnduar
jehonėn e saj e lashė peng
anė e kėnd nėpėr Dardanė
por, atė ditė qė nga nėna mė ndanė
shpirtin ma dogjėn dhe kėngėn ma vranė.
FJALA E JUAJ
Fjalėt i kam humbur
atė ditė kur jam nisur
nėpėr jetė ashpėrsive
endjeve nėpėr dritė e mugė
jehona e tyre, kudo
mė ndiēte nga pas
me acar e furtunė.
BETIM NĖ VETE
Nuk ndahem gjallė
prej teje
gjaku im je ti
nėpėr dje
dhe vetėm pėr ty
vdekjes pėrballė i rri.
me pelqyen shummm komplimente per vargjet
Shume te bukura vargjet,flm.
Shume te bukura...Mund te quheni me te vertete poet, apo jeni shkrimtar?
Suksese z. Shaban!
Ju uroj te shkruani ndonje liber, nqs nuk e keni publikuar akoma
Shume, shume e bukur kjo poezi, pergezime z. Cakolli!