Gjatė kėtij muaji ne sigurisht do tė shohim shumė pajisje tė reja tė cilat do ta mundėsojnė shėrbimin Google TV, ndėrsa pritet qė kėto pajisje tė prodhohen nga prodhues tė ndryshėm tė televizorėve dhe resiverėve nė botė.

Mė saktėsisht, Logitech do tė mbajnė njė ngjarje mė 6 tetor, ndėrsa merret vesh se arsyeja e kėsaj ngjarje do tė jetė pikėrisht lansimi i resiverit tė Google TV, Logitech Revue.

Nė anėn tjetėr, kompania Sony do tė organizojė ngjarje tjetėr mė 12 tetor, ku do ta prezantojė pajisjen e saj mė tė re tė emėrtuar, Sony NSX-46GT1 Google TV, apo ndryshe tė njohur edhe si Internet TV.


Sony NSX-46GT1 do tė pėrmbajė procesorin Intel Atom, ndėrsa do tė jetė televizori i parė nė treg i cili e mundėson shėrbimin Google TV.

Pėrveē kėsaj, Sony ka paralajmėruar edhe Blu-Ray Players tė cilėt gjithashtu do tė jenė tė pajisur me Google TV.