Dikur Internet Explorer dominonte internetin por kohėve tė fundit gjėra nuk po i shkojnė si duhet, dhe kėtė gjė e konfirmoi sėrish StatCounter qė sot paraqiti njė raport ku shihet se ueb shfletuesi i Microsoft ka pėsuar njė rėnie tė pjesėmarrjes nė treg nė nivel nėn 50 pėr qind.

Internet Explorer tani ka pėsuar rėnie dhe tani renditet me njė pjesėmarrje nė treg prej 49.87 pėr qind tė pjesėmarrjes globale tė shfletuesve tė internetit, gjė qė ėshtė edhe hera e parė qė ky shfletues po renditet me njė pjesėmarrje nėn 50 pėr qind.

Megjithėse shfletuesi i Microsoft mbetet platforma dominuese e shfletimit tė internetit, rivalėt si Google dhe Mozilla janė duke trokitur tek porta.

Sipas shifrave mė tė fundit nga StatCounter, ueb shfletuesi Mozilla i Firefox tani ka njė pjesėmarrje nė treg prej 31.5 pėr qind, kurse shfletuesi i Google, Chrome ka arritur nė 11.54 pėr qind, qė ėshtė njė rritje mjaft e madhe nė krahasim me 3.69 pėr qind sa ishte nė shtator tė vitit qė shkoi.

“Padyshim qė ėshtė njė datė pėr tu shėnuar nė betejė e shfletuesve” tha Aodhan Cullen, shef ekzekutiv i StatCounter. “Vetėm para dy viteve, Internet Explorer dominoi tregun botor me njė pjesėmarrje prej 67 pėr qind”.

Rėnia e Internet Explorer nė Evropė qė tani ėshtė nė 40.26 pėr qind (nė krahasim me periudhėn e njėjtė nė vitin e kaluar kur ishte 46.44 pėr qind) thuhet se ėshtė si rrjedhojė e “Ballot box” tė cilin Microsoft e ka ofruar tek pėrdoruesit e kompjuterėve nė mėnyrė qė atyre tė mos ju imponohet njė shfletues por ata tė kenė mundėsinė pėr tė zgjedhur cilindo qė dėshirojnė. “Fajet” pėr kėtė vendim i kishte Komisioni Evropian, por hairin i panė shumė prodhues alternativ tė tregut si Firefox, Opera, Chrome, Safari, etj. /pcworld.al