Ani pse shėrbimet pėr marrėdhėnie me publikun dhe mediet nė tė gjitha mėnyrat po paralajmėrojnė epokėn e automjeteve elektrike, duket se mundi po shkon bukur shumė kot.

Nė Britani tė Madhe, nė vendin e tretė mė tė madh tė tregut tė automjeteve nė Bashkimin Evropian, vitin e kaluar ‘me qykė tė zorit’ janė shitur 55 automjete elektrike. Kjo ėshtė rėnie prej pothuajse 90 pėr qind nė krahasim me vitin paraprak kur nė Britani janė shitur 397 automjete tė kėtij lloji.


Analistėt tani pėr tani nuk brengosen dhe gishtin e fajit e drejtojnė kah recesioni dhe oferta aktuale e automjeteve elektrike nė treg. Nė fakt, blerėsit tė cilėt kanė kėrkuar automjet elektrik sigurisht kanė qenė tė vetėdijshėm se vetėm nė fund tė kėtij viti apo nė fillim tė ardhshmit nė treg do tė paraqiten njė numėr mė i madh i automjeteve elektrike pėr cilat ia vlen tė futen duart pak mė thellė nė xhep.

Megjithatė, individėt nė mesin e pesimistėve dyshojnė nė shpagueshmėrinė tregtare tė automjeteve elektrike, posaēėrisht kur merret parasysh pėrdorshmėria e tyre ditore dhe praktika, si dhe ēmimi i lartė pėr blerėsin. /Telegrafi/