Programi shumė i njohur pėr file-sharing, LimeWire, u mbyll pėrgjithmonė pasi qė gjykata federale e shpallli atė fajtor, si aplikacion ndihmės pėr pėrdoruesit qė kanė bėrė shkeljen e tė drejtave tė autorėve nė shkallė masive.
Urdhėri pėr mbyllje ka ardhur pėrfundimisht nga rasti i ngritur kundėr LimeWire LLC nga Shoqata e Industrisė pėr Regjistrim nga Amerika (RIAA) para mė shumė se katėr vjetėsh.
Mosmarrėveshja ligjore, e ngritur nga RIAA nė emėr tė tetė botuesve tė mėdhenjė tė muzikės nė Gjykatėn e Qarkut nė SHBA, ka akuzuar LimeWire pėr lehtėsimin e shkeljeve tė pėrhapura online. Shoqata akuzoi gjithashtu LimeWire pėrshkak tė lejimit nė mėnyrė aktive qė pėrdoruesit tė marrin pjesė nė piraterinė e muzikės.
Gjatė procedurės gjyqėsore, paditėsit pohuan se mbi 93 pėr qind e trafikut tė softuerit ishte e pėrbėrė nga cenimet dhe rrezikun e tė drejtave tė autorit.
Tė paktėn njė nga kėto padi kishte njė fuqi tė lartė, pasi qė LimeWire ka ndaluar shpėrndarjen e softuerit tė tij nga dita e martė. Njė njoftim ligjor nė faqen e internetit tė kompanisė thotė:
Ky ėshtė njė njoftim zyrtar qė LimeWire ėshtė nėn urdhėrin e gjykatės pėr tė ndaluar shpėrndarjen dhe mbėshtetjen e softuerit file-sharing. Shkarkimi i pėrmbajtjeve tė ndryshme pa leje tė autorit ėshtė i paligjshėm.
Deklarata gjyqėsore thekson qė softueri i LimeWire ėshtė pėrdorur me shumicė dėrrmuese pėr shkelje dhe ka lejuar shkeljen e tė drejtave nė njė shkallė masive. Ajo gjithashtu thekson se LimeWire ka inkurajuar nė shkelje tė drejtpėrdrejtė nga pėrdoruesit dhe ka bėrė tregti me softuerin e saj pėr pėrdoruesit e Napster, tė cilėt ishin shkelės tė njohur tė tė drejtave tė autorit duke promovuar edhe shkeljet e LimeWire.
Rasti do tė vazhdoj edhe nė janar tė vitit 2011, kur dėmet do tė vlerėsohen. Dėmi minimal ėshtė 150 000 dollarė pėr shkelje, dhe sipas vlerėsimeve dėmi mund tė pėrgjithėsohet nė total prej mė shumė se 1 miliard dollarė.
Presidenti i LimeWire, George Searle tha nė njė post nė blog qė kompania ėshtė natyrisht e zhgėnjyer mė kėtė ngjarje, por ėshtė thellėsisht e angazhuar pė tė punuar nė industrinė e muzikės dhe tė ofroj akt tė muzikės tė kėnaqshėm pėr tė gjithė.
LimeWire, qė ėshtė lansuar nė vitin 2000, shpejtė ėshtė bėrė njė prej faqeve mė tė popullarizuara nė web pėr shkėmbim peer-to-peer, dhe ishte pėrdorur nga miliona njerėz pėr tė shkarkuar me qindra e mijėra kėngė, TV spektakle, libra, filma, etj. /pcworld.al