Pėrpunuesi i zyrtar i automjeteve tė Mercedesit nga Affalterbach AMG dhe prodhuesi italian i motoēikletave sportive Ducati javėn qė lamė pas kanė bėrė publik partneritetin me tė cilin gjermanėt do tė duhej ti shėrbenin Ducatit si sponsor nė kampionatin MotoGP.
Portali automobilistik britanik Autocar shkruan se kjo ėshtė vetėm uverturė nė marrjen e tėrėsishme pėrsipėr tė Ducatit nga ana e AMG-sė.
Supozohet se prodhuesi italian do tu shėrbente mirė gjermanėve pėr avancimin e imazhit tė tyre ekologjik. Nuk jemi tė sigurt se do tė mund tė funksiononte kjo gjė kur dihet se motoēikletat e Ducatit njihen pėr shumė gjėra, por jo edhe pėr ekonominė e tyre.
Tė dy prodhuesit tani pėr tani nuk janė deklaruar e as nuk kanė konfirmuar supozimet e medieve, e vetėm koha do ta dėshmojė nėse sė shpejti do tė shohim logon e AMG-sė nė dy rrota. /Telegrafi/