Versioni i gjashtė i Google Earth do tė sjellė pėr pėrdoruesit pamje mė tė mira nga rruga, lisa mė tė detajuar dhe imazhe mė tė vjetra nga sateliti.

Google ka bėrė tė ditur se versioni mė i ri i Google Earth, versioni i 6-tė do tė jetė i gatshėm pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė shfrytėzojnė kėtė softuer hulumtimi gjeografik, pėr platformat Windows, OS X dhe Linux.

Pėrditėsimi ėshtė pas ardhės i versionit 5.2, qė ishte paraqitur nė muajin qershor dhe gjersa ndryshimet nuk janė tė mėdha, ato megjithatė paraqesin elemente mė tė mira nė pamje.

Google Street View, pėrmes imazheve tė saja tani ėshtė i integruar me hartat e Tokės, imazhet satelitore dhe pėrpunimet kompjuterike, dhe atė nė njė mėnyrė qė ėshtė shumė mė e rrjedhshme dhe qė do t’ju mundėsojė qasje tė menjėhershme nė shėrbimin Street View kur ai ofrohet.

Tani gjithashtu pėrpunimet kompjuterike tė skenarėve nėpėr tokė pėrfshijnė jo vetėm ndėrtesat, por edhe pemėt. Kjo nėnkupton njė ndjejnė mė tė madhe tė realitetit nė pyje, parqe dhe elemente tjera ku ka gjelbėrim, dhe nė kėtė aspekt janė pėrfshirė edhe detajizimet e hapėsirave gjelbėruese nė Athinė, Berlin, Ēikago, San Francisco dhe Tokio, ndėrsa nė tė ardhmen pritet tė shtohen tė tjera.
Versioni i ri mund tė shkarkohet qysh tani, duke pėrcjellė kėtė vegėz