Receta Gatimi

Internet Explorer 6 drejt shuarjes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post Internet Explorer 6 drejt shuarjes


    Internet Explorer 6 ishte paraqitur pėr herė tė parė nė verė tė vitit 2001. Nė atė kohė, paraqiste njė hap tė theksuar pėr Microsoft dhe ndihmoi kėtė kompani qė tė formojė Internet Explorer-in si njė fuqi dominante nė kategorinė e ueb shfletuesve. Shfletuesi luftoi mirė, por statistikat e reja po tregojnė se ai ėshtė drejt fundit.

    Pothuajse njė dekadė pas lansimit tė tij dhe pas paraqitjes sė dy versioneve tė reja, Internet Explorer 6 ėshtė pothuajse i kritikuar nė mėnyrė universale nga mos-pėrshtatshmėria e tij me ueb standardet dhe me sigurinė e tij tė dobėt. Pavarėsisht kritikave, IE6 po refuzon tė vdes dhe nė fakt ėshtė shfletuesi numėr tre nė botė, dhe ende ka pjesėmarrje nė treg mė shumė se Internet Explorer 7.

    Internet Explorer 7 ka qenė nė treg qysh prej vjeshtės sė vitit 2006, dhe Internet Explorer 8 ėshtė afėr arritjes sė ditėlindjes sė dytė, kurse Internet Explorer 9 ėshtė nė fazėn e betas publike dhe pritet qė tė paraqitet zyrtarisht vitin e ardhshėm. Pa marrė parasysh pėrmirėsimet dhe shtimin e veēorive nė versionet mė tė reja, vetėm kontrollet e sigurisė do tė ishin mė se tė mjaftueshme qė tė nevojitet largimi nga IE6 nė IE8.

    Siē duket lotimi dhe fushatat anti-IE6, nė kombinim me kėmbėnguljet e vazhdueshme tė Microsoft pėr tė tejkaluar kėtė “pengesė”, mė nė fund po shpaguhet dhe kėtė e tha edhe Roger capriotti, drejtor i marketingut tė produkteve pėr Internet Explorer, i cili shtoi se pėrdorimi i IE6 tek ndėrmarrjet po bie mė shpejtė sesa qė ėshtė parashikuar, dhe gjithashtu po shėnohet rėnie edhe nė mesin e konsumatorėve. “Ne besojmė se kjo reflekton atė sesi organizatat po njohin nevojat pėr tė migruar tek njė shfletues mė modern”.

    Microsoft, pėrkrahet nga Net Applications pėr analiza

    Me ndihmėn e Net Applications, Microsoft ka arritur tė futet thellė nė analizat e pjesėmarrjes nė treg tė shfletuesve, duke ekzaminuar pėrdorimin edhe nga organizatat e edhe nga pėrdoruesit individual , dhe rezultatet janė inkurajuese. Bizneset e vogla dhe tė mesme janė duke udhėhequr nė largimin prej IE6, me 12 pėr qind pjesėmarrje tek orgnziatat.

    Shumė pėrfundime theksojnė se pėrdorimi i Internet Explorer ėshtė i lidhur drejtpėrsėdrejti me pjesėmarrjen e Microsoft Windows nė treg. Implikimet pėr kėtė supozim theksojnė se IE6 mbetet i popullarizuar pėr shkak tė Windows XP, qė mbetet sistem operativ dominues nė treg. “Gjersa XP kontribuon nė pėrdorimin e IE, shumica e makinave komerciale me XP veēse kanė avancuar nė IE7 apo IE8. Mė pak se 20 pėr qind e ueb shfletimit nė makinat komerciale me XP arrin prej IE6” tha Capriotti.

    Problemet me kalimin nė versionet mė tė reja tė Internet Explorer

    Realisht organizatat kanė ngurrim pėr tė avancuar prej IE6 nė IE8, pėr shkak se ata kanė bėrė investim qe pothuajse njė dekadė dhe kanė zhvilluar aplikacione kritike pėr biznesin tė cilat punojnė me IE6. Migrimi nė shfletues tė ri gjithashtu kėrkon testim dhe avancim tė kėtyre aplikacione.

    Nė tė vėrtetė nuk ka shumė probleme qė pengojnė avancimin nė IE, por nė kėtė aspekt duhet tė kontribuojnė edhe IT administratorėt. Njėra mėnyrė ėshtė duke avancuar kompjuterin nga Windows XP nė Windows 7, ku IE8 veēse ėshtė shfletuesi i zakonshėm dhe nuk kėrkohet mundim shtesė pėr instalimin e tij. Organizatat qė planifikojnė kalimin nė Windows 7 nė tė ardhme, gjithashtu mund tė kenė problematikė tė ngjashme tė avancimit.

    Megjithatė ekspertėt sugjerojnė qė secila palė tė shikojė individualisht sfidat me tė cilat pėrballet gjatė avancimit, dhe tė bėhen llogaritje efikase qė tė mos ketė probleme mė vonė. /pcworld.al

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Mjaft mo u bo xhaje fare

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Internet Explorer 10 sekret
    Nga gjendar nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-03-2011, 02:18 PM
  2. Windows Internet Explorer 9
    Nga ReniX nė forum Software - Programe pėr Kompjuter
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-09-2010, 08:19 PM
  3. Windows XP pa Internet Explorer 9
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-03-2010, 06:34 PM
  4. Ka dale Internet Explorer 8.0
    Nga ReniX nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-03-2008, 12:06 PM