Sistemi operativ i cili po merr shumė shpejtė pjesė tė rėndėsishme tė tregut tė telefonave mobil, dhe i cili sot rankohet si i dyti nė nivel botėror, tashmė po bėn edhe njė freskim, me tė cilin synon qė ta fuqizojė edhe mė tej pozitėn e saj nė treg.


Pajisjet tė cilat bazohen nė sistemin operativ tė Google, atė Android, sė shpejti do tė mund tė shohin versionin e ri tė dyqanit virtual tė kėtij sistemi operativ, pėr tė cilin thuhet se do tė pėrmbajė funksione mė tė sofistikuara pėr kėrkimin, shkarkimin dhe blerjen e aplikacioneve.

Versioni i ri i do tė paraqitet brenda dy javėsh dhe do tė funksionojė pėr tė gjitha pajisjet Android 1.6 dhe mė lartė.

Dyqani virtual i aplikacioneve Android, i njohur si Android Market do tė ketė edhe dy kategori tė reja nė tė, duke pėrfshirė: Widgets dhe Live Wallpapers, bashkė me kategoritė tjera tė freskuara tė cilat janė projektuar qė t’i befasojnė kėndshėm, pėrdoruesit e kėtij sistemi operativ. / Telegrafi /