http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=14734
AlJazeera: Kush e vrau demonstruesin?
Videoja e shpėrndarė nė internet ku tregohet vrasja e njė protestuesi tė Partisė Socialiste nė trazirat e ditės sė premte ka sjellė mė shumė konfuzion se sa qartėsi jo vetėm nė shtypin vendas, por edhe nė atė ndėrkombėtar. Rrjeti AlJazeera nė raportimin qė i bėn ngjarjeve nė Shqipėri thotė se supozimet e para tė bėjnė tė kuptosh sikur tė shtėnat vijnė nga ana e djathtė. Por shikojeni burrin e thinjur qė qėndron pranė viktimės qė duket se ka njė ēadėr nė dorėn e djathtė dhe njė objekt tjetėr nė dorėn e majtė. Menjėherė pas vrasjes burri pa uniformė largohet nga vendngjarja tepėr i qetė dhe duket sikur nuk e ka mendjen tek ajo qė sapo ndodhi.
Kjo situatė thonė Aljazeera dhe media tė tjera ndėrkombėtare e krijuar nė vazhdėn e ngėrcit politik qė zgjat qė prej njė viti e gjysėm dhe e pėrkeqėsuar nga ngjarjet e sė premtes, por edhe nga akuzat e ndėrsjella mes partive nuk i ndihmon aspak shqiptarėt qė duan tė kenė njė jetė mė tė mirė dhe as vendin qė do tė hyjė nė familjen Europiane.