Ekzistenca e popujve indigjenė nė ditėt e sotme ėshtė konfirmuar me kohė, por ekzistenca e popujve indigjenė tė pakontaktuar nga bota e civilizuar, nuk ishte vėrtetuar tė paktėn deri mė tani.
Survival Internacional gjatė njė ekspedite ajrore nė zemėr tė xhunglės sė Amazonės ka filmuar disa banorė indigjenė tė cilėt duke mos patur asnjė lloj kontakti me njeriun e bardhė, i kanė mbijetuar zhdukjes.
E vėshtirė tė thuhet se sa ėshtė numri i tyre dhe me siguri kontakti me botėn e qytetėruar do ti zhdukte. Nėpėrmjet kėtyre filmimeve dimė vetėm qė ekzistojnė, por jo se ku fshihen, deklaron stafi i ekspeditės sė Survival.
Nė filmimet e shfaqura nga Survival shfaqen qindra persona nė kufirin mes Brazilit dhe Perusė. Mė herėt Peruja ka mohuar ekzistencėn e popujve indigjenė tė pakontaktuar nga bota e civilizuar, por e gjendur pėrballė kėtyre pamjeve ėshtė tėrhequr, duke e pranuar ekzistencėn e tyre.