Ne ere pemet rrine prane e afrojne krahet,
Ne ere pemet kerkojne mes tyre ngrohtesi,
Po ne te dy?
Ne jemi kaq te larget!
Ēere mund tė na afroje, nuk e di...
Dritero Agolli
Ne ere pemet rrine prane e afrojne krahet,
Ne ere pemet kerkojne mes tyre ngrohtesi,
Po ne te dy?
Ne jemi kaq te larget!
Ēere mund tė na afroje, nuk e di...
Dritero Agolli
Ē`eshte dashuria?
Ne rruge takova nje te ri varfanjak qe ishte i dashuruar.
Kapelja e tij ishte e vjeter, xhaketa e grisur,
uji i futej nė kepuce
dhe yjet i pershkonin shpirtin.
Viktor Hygo
Ē`eshte dashuria?
Ne rruge takova nje te ri varfanjak qe ishte i dashuruar.
Kapelja e tij ishte e vjeter, xhaketa e grisur,
uji i futej nė kepuce
dhe yjet i pershkonin shpirtin.
Viktor Hygo
ca pika shiu ran mbi qelq
e un per ty sec ndjeva mall
jetojm te dy ne nje qytet
sa rrall qe shihemi...sa rrall
sa me pelqejn kto vargje te Kadares
Po kur te jesh merzitur shum,
Ne raft te librave kerkom,
Aty do jem e fshehur une!
Ne ndonje fjale a donje shkronje...
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
Kjo ma ben mishin.... pika pika...
Po, e modifikova! sa shpejt e lexove! LOL
po, recitoje neser ne radio!!!!
Pa ty
I. Kadare
Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
shkruan bukur ky dreq !!!
jo ti reni ..kadareja
Meqe ti nuk e mbaje ment!
Vazhdimi i MALL
....Edhe m'u duk pak e ēuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.
Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seē m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veē".
Ne ē'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seē ndjeva mall
vertet se mbaja mend , por mund ta gjeja sic e gjete ti ...shkruajta vetem ate se ajo me pelqente me shum !
Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qetė.
Nė shpirtin t'ėnd ti mban
Njė faj pėr jetė.
Njė dashuri me gas,
Siē fryri era,
E zure shpejt nė ēas,
E le pėrhera.
U ngrove-ashtu sa mund,
As shumė-as pakė,
S'tė ndriu pėrdrejt nė fund
E bardha flakė:
Mė ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarrėsh un'i ziu
Mi buzė varri!
E nuk mė dhemb aspak
Njė vdekje-e gjallė,
Ndaj qava lot me gjak,
Si nė pėrrallė;
Ndaj hoqa rėndė-ashtu,
Gjer nė greminė,
Llaftarėn qė mė zu
Pėr dashurinė;
Pėr dashurinė-o Zot,
Qė shemb njė burrė,
Qė s'e pat ndjerė dot
Gruaja kurrė;
Qė lind e ndritur krejt,
Bukuriplotė!
Me dritėn drejt-pėr-drejt
Nga drita jote!
Qė qesh e qan e zjen,
E s'jep tė qetė,
E zjen e bren e shfren,
E s'vdes pėrjetė.
Lasgush Poradeci
Eja
Eja... kokėn dua ta mbėshtes
Mbi gjirin tėnd tė tallazitur...
Jam lodhur shumė, ndoshta edhe vdes-
Se kam njė jetė duke tė pritur!
Eja... dua tė kridhem tek ti,
Thellė e mė thellė, siē di vetė,
Nė mos qoftė as kjo dashuri,
Mė thuaj ē'dreqin mund tė jetė?!
- - - Updated - - -
Kur...
Kur heshtja duket aq e zhurmshme
dhe ti ndjen se
vetėm je
ki besim dhe kthehu tek unė
tė premtoj aty mė ke.
Kur maja tė duket e lartė
dhe zbritja ėshtė i
vetmi kthim
zgjati duart dhe thirrmė
pėr ty jam gjer nė amėshim.
Kur dyert janė mbyllur
dhe ti ndjen
trishtim
unė do tė tė kthej buzėqeshjen
do tė bėj tė ndjesh gėzim.
Kur tė kesh humbur ēdo fuqi
dhe tė jesh
duke rėnė
une do tė tė ngre dhe jap shpresė
Tė ndihmoj tė qėndrosh nė kėmbė.
Dhe kur mė nė fund tė vijė
dita
qe i lumtur buzė detit tė ecėsh
kur unė tė ndjehem vetėm
shpresoj qė ti tė mė presėsh.
Por deri sa ajo
ditė tė vijė
dhe deri sa ti dritėn tė gjesh
dėgjoje zemrėn, beso nė mua
pėrjetė kėtu do mė
kesh!
Andon Z. Cajupi - Kopshti I Dashurise
0 pėllumb' i shkruar,
do t'tė marr nė duar
dhe duke kėnduar
gjetkė do t'tė shpie:
Nė njė vend t'uruar
dhe tė lulėzuar,
nė uj'tė kulluar
edhe nėn hie;
Afėr tek njė lumė
ku ka lule shumė,
tė biem nė gjumė,
hena tė na ndrijė;
Yjtė tė shikojnė,
zogjtė tė kėndojnė
edhe tė na zgjojnė
dita kur tė vijė.
Pa ngrėn' e pa pirė
s'mbetemi, moj Mirė,
se u'ndaj tė gdhirė
dėrgoj e na sjellin:
Qumėshtė tė dhirė
dhe djathė tė mirė
pa uj' e pa hirrė,
dhe rrush kur tė vjehn;
Ngjalė nga Janina,
mjaltė nga Kanlna,
verė nga Voshtina
ujė nga Sopoti;
Mollė nga Horia,
mish nga dhėnt' e mia,
desh nga Labėrla, —
na e faltė zoti'
Ti dhe Uji (i madhi PODRIMJA)
Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matėsh
Kur hijen tėnde s'mund ta kapėrcesh mė
Qenit ruaju se tė kafshon ajo kafshė shtėpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund tė shpėtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'ėshtė simbol i kohės sate as i artit tėnd
(Unė gjthmonė ia kam frikėn edhe Lules edhe
Femrės)
Kur tė flasėsh fol tė dėgjohesh nė bjeshkė
tė dėgjohesh nė shkretėtirė
Pėr tė dytėn herė mbetesh pa kokė ose kush
nuk tė beson:
Sa mė pak shikoje veten nė pasqyrė
Dhe kurrė mos mendo: I pari
Ai qė ka ekzistuar para teje jam UNĖ
Ai qė do tė kujdeset pėr ditėt e mia tė mbrama
Pėr ėndrrat e mia e qetėsinė je Ti
Me pleh kurrė mos u pajto: Nxirre nė gjysmė
tė natės
nė pikė tė vapės
Asgjė mos rrit asgjė mos krijo me dhunė
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendėsohet
Mund ta kalosh natėn nė Kullėn time tė vetmuar
nė botė
Dhe si tė duash Ti Lumi
Kryesorja: jetėn ta jetosh pa e vrarė
Dhe pa tė mbetur nė kėmbė ndonjė therrė
e saj e zezė
Bashkudhėtari im
Ta provojmė vetveten derisa kemi frymė
- - - Updated - - -
================================================== ==============================
Shiu perplasi ne xhama trishtimin
Shiu perplasi ne xhama merzine
Shiu i lagu te gjitha mendimet
Per ditet qe iken dhe ato qe do vijne.
Mendim te lagura...si te jetosh,
Ne kete qullje te pergjithshme idesh
Ku nuk gjen asgje te askush qe ta cmosh
Kur nga brenda qan dhe gjithkujt i qesh.
Cmund te besh tjeter vec te qeshesh me zor
Ne kete turp te dhimbshem dhe pa fund
Te gjithe fjale te bukura thone
Po askush nuk nguron te beje cte munde.
Fjale te bukura...Sa hipokrite,
Njerezit dhe vetes i flasin bukur
Njesoj ne dashuri, ne politike,
Te gjitha i mbeshtjellin me luster.
Drita como
Saimir Murati - Dua te qaj...
Dua te qaj.
Ta derdh lotin e nxehte.
Dua ta mbys me lote kete mall.
Qe me treti ketu larg, ne kurbet.
Dua te qaj.
Me lot malli e pendimi.
Ditet me te bukura te jetes sime.
Dite te cilat, mi rrembeu mergimi.
Dua te qaj.
Gjersa lotet te me shterojne.
Per dhimbjet dhe vuajtjet e pafundme.
Qe cdo skute te shpirtit, m'a pushtojne.
Dua te qaj.
A me kuptoni, o miq, dua te qaj.
Por vreri i hidhur me pengon.
Keshtu qe lotet, perbrenda shpirtit i mbaj.
© S. Murati... Qershor - 2011
Ne mundesh te ruash arsyen
Kur bota e humbet fillin
E fajin ta hedhin, e vetes ti besosh
Sa here per ty dyshojne, e ste perfillin
Por dhe dyshimet drejte ti gjykosh.
Ne mundesh te rrish ne pritje, nga pritja pa u lodhur
E kur te urrejne, urrejtje te mos ushqesh
Madje ndaj shpifjeve te rrish pa folur
Me thjeshtesi, me to pa rene ndesh
Ne mundesh te mendosh, por jo gjere ne shkaterrim
Te enderrosh, por jo si rob enderrimesh
E te trajtosh njelloj e pa dallim
Ngadhenjim e shpartallim, burim mashtrimesh.
Ne durofsh dot qe theniet e tua te drejta
Ne kurthe per trutharet, kopuket do ti kthejne,
Te thyejne gjerat me te shtrenjta, e prape ti ndertosh
Me vegla pune qe nuk vlejne!
Ne mundesh, fitoret qe korrur, ti flijosh
Si ne kumar, ne nje te vetme loje
Tė rrezikosh, te humbesh, e prape te fillosh
Dhe humbjet kurre te mos i zesh me goje!........
Ne i detyrofsh dot muskul, nerv, dhe puls e
Te te sherbejne edhe kur gjithcka te duket e kote
E te qendrosh, kur ska asgje vec vullnetit,
Qe veē nje fjale, qendro gjithnje te thote.
Ne mundesh te flasesh me maskarenjte
Por nderin tend ta ruash
E te ecesh perkrah mbretit pa krenarine qe te verbon
Nese armiku ose miku ste bejne dot te vuash
Dhe gjithcka ne e cmon, pervec sa e meriton.
Ne mundesh te mbushesh ti minutat,
Aq te renda, me vepra qe peshojne,
Dije, dhe mos ki aspak dyshime
E jotja do jete bota me cka brenda
dhe do te jesh e fituar ti o mikja ime(miku im)......
TY GRUA
Nė ermimin e frymės tėnde tė gjeta zhveshur,
me ngjyrėn e vet jetės ty grua
me formėn mė tė bukur tė trupit
Ėmbėlsia e buzėqeshjes dhe puthjet e tua,
mbetėn nė sytė e mi
Dhe tash nė fytyrėn e sosur nga vitet,
me dritėn sulfurore mbush ditėn dhe jam sėrisht me ty
Si njė luan i plakur nė qafėn tėnde varur
Si jehona e kėngės sate,
nė udhėn ku shtrihet hija ime e fjetur
Si kandili i njė llampe mbi rrasėn e njė shkėmbi,
ndrisė nė bebzat e tė pėrgjumurta sy
***
Nė shkretin e shpirtit,
dėrmuar nga udhėt e vramendjes shkova pranė vendit
ku lash gjysmėhijen e mbrėmjes
S’tė pashė ty kokėdhembje,
pas reve ikur kishe me imazhin e vetmisė sime fshehur
Pėr ku vallė sonte,
ē’rrugė do shkeli kėmba jote nė terrin e natės?
Nė ē’harresė tė kohės ngriu buzėqeshja e lumit tėnd?
E trishtė rrjedha e pėrmotshme nė venat e mbyllura
nė murin qė ngrita mes teje!
Por dije tash, nuk jam mė ai qė bri teje ecja dhe sa gėzoheshe
nė tė kaltrėn e larė me dritėhėnė
Jo unė s’do tė jem mė ai qė do ndjek gjysmėhijen e mbrėmjes
nė perendim tė diellit
Por pėrtej ėndrrės rroj,
nga mund tė shoh tė shkuarėn tė mė tėrheqi zvarrė
Dėgjoj hapat e lodhjes tė mė davaritėn nė dritėhije
dhe regėtimet e zemrės nėn heshtjen e natės sė bardhė
Ukshin Morina